Fondi Social
Projekti: “Përmirësimi i aksesit në shërbime komunitare dhe zhvillimi i shërbimeve cilësore multifunksionale me bazë komunitare, të fokusuara në fuqizimin, mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të familjeve, të rinjve dhe fëmijëve në nevojë”.
Ky projekt bashkëfinancohet nga Fondi Social i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bashkia Lezhë dhe partneritet të organizatës “Terre des hommes Albania”.
Qëllimi kryesor i projektit është fuqizimi, mbrojtja dhe përfshirja sociale e familjeve, të rinjve dhe fëmijëve në nevojë, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore me bazë komunitare, të integruara dhe të aksesueshme
Projekti ka filluar të zbatohet në nëntor të vitit 2023 në Qendrën Komunitare Multifunksionale, të Bashkisë Lezhë,
Stafi i projektit përbëhet nga:
• 1 Menaxher Qendre që koordinon të gjitha ndërhyrjet.
• 1 Psikolog dhe 2 Punonjës Socialë (të fokusuar te fëmijët, të rriturit dhe Njësia e Vlerësimit të Nevojave – NJVRN).
• 2 Mësuese të angazhuara për zhvillimin arsimor të fëmijëve.
Kush përfiton nga këto shërbime:
– Fëmijët dhe familjet në nevojë;
– Fëmijët dhe të rinjtë në nevojë për mbrojtje;
– Fëmijët dhe gratë me raste të dhunës në familje;
– Të rinjtë e papunë dhe në kushte të vështira ekonomike;
– Individë në gjendje vulnerabiliteti të lartë.
Shërbimet që ofrohen
Projekti ofron një paketë të integruar shërbimesh për të gjithë qytetarët që gjenden në situata vulnerabiliteti, të ndara si më poshtë:
1. Shërbimi i pritjes, vlerësimit të nevojave dhe referimit (NJVNR). Ky shërbim synon identifikimin e nevojave të përfituesve, vlerësimin e situatës së tyre sociale dhe orientimin drejt shërbimeve më të përshtatshme, brenda ose jashtë qendrës.
2. Shërbime për zhvillimin e fëmijës, ku përfshihen:
– Mbështetje passhkollore – ndihmë me detyrat dhe përmirësim i nivelit akademik të fëmijëve;
– Lojëra psiko-sociale – me qëllim zhvillimin e inteligjencës emocionale dhe aftësive sociale përmes ndërveprimit;
– Aftësi për jetën – për të ndihmuar fëmijët të zhvillojnë vetëbesimin, komunikimin, zgjidhjen e problemeve etj;
– Aktivitete argëtuese ose krijuese prindër/fëmijë – që synojnë forcimin e marrëdhënieve familjare dhe kalimin e kohës cilësore së bashku.
3. Programi i fuqizimit të të rinjve, ku të rinjtë mbështeten për t’u bërë qytetarë aktivë dhe që përfshin:
– Trajnim për edukim ligjor
– Iniciativa rinore komunitare (Inkurajimi i të rinjve për të ndërmarrë projekte të vogla në lagjet e tyre.)
– Takime me grupin e të rinjve për tema që i përfshijnë dhe i prekin drejtpërdrejt. Në kuadër të bashkëpunimit me Shkollën Profesionale “Kolin Gjoka”, nxënësit e drejtimit “Shërbime Sociale dhe Shëndetësore” kryejnë praktikën shkollore në Qendër, një herë në javë.
4. Programi i aftësimit prindëror, që përfshin:
– Klasa prindërore
– Grupe mbështetëse prindërish
– Aktivitete ndërgjegjësuese për dhunën në familje, mbrojtjen dhe abuzimin.
Ky program synon forcimin e kompetencave prindërore, rritjen e ndërgjegjësimit mbi rolin e prindit në zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës, si dhe ndërtimin e mjediseve familjare të sigurta, mbështetëse dhe pa dhunë, përmes informimit, këshillimit dhe mbështetjes psiko-sociale.
5. Shërbime psiko-sociale dhe këshilluese, ku përfshihen:
– Këshillim psikologjik individual dhe në grup për fëmijë;
– Këshillim psikologjik individual dhe në grup për të rritur;
Këto shërbime ofrohen nga psikologia e projektit dhe janë të hapura jo vetëm për përfituesit e projektit, por edhe për raste të referuara nga komuniteti, institucionet vendore apo organizata të shoqërisë civile, me synim përmirësimin e mirëqenies emocionale dhe sociale të përfituesit.
6. Shërbime të informimit dhe ndërgjegjësimit komunitar që përfshijnë:
– Aktivitete për promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e mbrojtjes së fëmijës dhe të drejtave;
– Aktivitete informuese dhe ndërgjegjësuese për përfituesit dhe komunitetin mbi: të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen nga dhuna dhe abuzimi, barazinë gjinore etj., me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë komunitare.
Përfituesit e projektit nëntor 2023-janar 2026
| Përfituesit | Nr. i përfituesve | Shërbimi i përfituar |
|---|---|---|
| Fëmijë | 96 | Shërbimi passhkollor dhe aktivitete me fëmijë |
| Të rinj | 234 | Trajnime mbi Edukimin Ligjor, Barazinë gjinore/ inisiativa rinore |
| Prindër | 75 | Klasa prindërore/grue mbështetëse/aktivitete ndërgjegjësuese |
| Këshillim me fëmijë | 64 | Këshillim psikologjik individual |
| Këshillim me të rritur | 55 | Këshillim psikologjik individual |
| Nxënës praktikantë | 32 | Nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka”, kryejnë praktikën shkollore në Qendër (1 herë në javë). |
| Prindër fëmijë, të rinj | 180 | Aktivitete ndërgjegjësuese |
| Nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit | 150 | Klube debate/aktivitete në shkolla |
Buxheti i projektit | ||
Fondi Social | Bashkia | Partneri (Terre des Hommes) |
Viti 2023 | ||
2,201,108 lekë | 630,261 lekë | 3,216,000 lekë |
Viti 2024 | ||
2,729,299 lekë | 2,019,742 lekë | 3,440,000 lekë |
Viti 2025 | ||
1,572,443 lekë | 3,743,126 lekë | 2,269,300 lekë |

