INFO DAY PËR DISKUTIMIN E FUSHAVE PRIORITARE MBI
“THIRRJEN E VI-TË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË LEZHË”
Ju ftojmë që të merrni pjesë në siparin hapës (Info Day) të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) në të cilin Bashkia Lezhë po angazhohet për hapjen e Thirrjes së VI-të të këtij programi, i cili financohet 100% nga fondet e bashkisë.
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Në këtë takim do të diskutojmë fushat prioritare mbi bazën e të cilave do të shpallet Thirrja e
VII-të për projekt propozime.
INFO DAY (ReLOaD 2) THIRRJA E 7-të
Prioritetet :
1. Shtimi i shanseve integruese dhe rritja e kujdesit social dhe shëndetësor për të moshurit.
2. Fuqizim ekonomik për viktimat e Dhunës në Familje;
3. Rigjallërimi i jetës sociale dhe kulturore në zonat rurale, nëpërmjet organizimit të festave lokale.
4. Jetëzimi i shkollave si qendra komunitare duke i pasuruar me aktivitete sportive në zonat urbane dhe rurale.
5. Përfshirja e teknologjisë dhe inovacionit në promovimin e Lezhës dhe resurseve të saj.
6. Promovimi dhe nxitja e ndërgjegjësimit ndaj çështjeve të sigurisë, duke përfshirë edhe sigurinë kibernetike.
7. Krijimi I programeve edukative për të rinjtë që promovojnë trasgëgiminë kulturore dhe artin.
8. Bashkëpunimi me shkollat lokale për të integruar aktivitetet kulturore në kurrikulën shkollore.
9. Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit të Lezhë mbi ndarjen dhe menaxhimin e mbetjeve në burim.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Takimi do të organizohet me datë 24/06/2025 në orën 09:30, pranë Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” kati 3-të
Ps: Ju lutem shpërndajeni ketë informacion tek të gjitha organizatat që mendoni që janë të interesuara.
Konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al deri në datë 202.1 Info Day diskutim prioritetesh me OSHC (njoftimi në web,fb)/06/2025.



