Lezha per cdo vizitor te saj ofron edhe vlerat e saj kulturore e artisktike qe disponon.
Monumente kulture
Biblioteka e qytetit (2001) jeta bibliotekare ne qytetin tone ka filluar shume me heret, por kjo eshte godina e re qe ofron nje fond te madh librash ne gjuhen shqipe e gjuhe te huaja si dhe shume sherbime te tjera. Pallati i Kultures (1983) eshte nje qender e rendesishme e veprimtarive te shumta kulturore, artistike, shkencore qe zhvillohen periodikisht ne planin local e kombetar dhe gjallerojne jeten e komunitetit tone.
Galeria e arteve (ne pallatin e kultures), eshte qender e ekspozimit te veprave te autoreve lezhjane e me gjere dhe qe organizon veprimtari te vazhdueshme. Stadiumi Beselidhja i qytetit dhe terrene e ambjente te tjera sportive, jane ambjente jo vetem per te argetuar publikun por edhe per pjesemarrjen e tyre dhe ushtrimin e veprimtarive fizike. Qyteti yne pervec ketyre vlerave te rendesishme historike, arkeologjike, kulturore, artistike i ofron vizitoreve te saj edhe bukurite e spikatura natyrore si malin, kodren, fushen, lumen, detin dhe lagunat e saj si Kune e Vain c’ka i japin atyre kenaqesine maksimale.
Vendvarrimi Skenderbeut
Kalaja Lezhë
Vëndvarrimi është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ajo që shihet tani nuk ka të bëjë fare me ndërtesën e dikurshme që i përket shek, 15-të. Pasi me 1478 turqit pushtuan qytetin e Lezhës shkatërruan dhe hapën varrin e Gjergj Kastriotit, vdekur me 17-janar 1468, duke mbështjelle eshtrat e tij me flori e argjend për ti përdorur si hajmali të pathyeshmërise në beteja. Memoriali u ndërtua në vitin 1981. Në dyshemene e anijates ngrihet busti i Skënderbeut, punuar nga skulptori i popullit Odhise Paskali. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronxit. Në brendësi të mureve ka një varg mburojesh me stemat e fiseve që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës.
Kalaja Lezhë
Ngritur mbi themelet e Akropolit antik , pranohet nga të gjithë, se fillimi i ndërtimit të saj i përket shekullit të 8-të. Kalaja ka njohur shumë faza ndërtimi, për të ardhur në atë të fundit të vitit 1520, nga Sulltan Selimi i I-rë. në literaturen historike dhe arkeologjike kalaja e Lezhës njihet për një kohë të gjatë me emrin Kështjella e Elisonit. Ajo ka tre porta të cilat ishin mjaft të mbrojtura nga kulla e kthina të maskuara, të cilat të favorizuara nga pozicioni gjeografik e bënin atë të pamposhtur. Në vitin 2002 pas restaurimit të themeleve të Kalasë Mesjetare u vu re se trashësia e mureve arrinte deri në 4.30 m, nga 3.50m trashësi që mendohej të ishte më parë. Deri më sot janë zbuluar 12-porta dhe 48-kulla mbrojtëse.