Qendra e Moshës së Tretë

Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Lezhës funksionon prej 9 vitesh. Një bashkëpunim i frytshëm midis Bashkisë Lezhë dhe Kryqit të Kuq Shqipëtar-Dega Lezhë, bëri që në 4
Shtator 2008 të inaugurohej dhe të fillonte funksionimi i kësaj qendre. Nga një garazh shumë i amortizuar, pas rikonstruksionit që ju bë nga Bashkia Lezhë, u shndërrua në një qendër ditore mjaft të frekuentuar nga të moshuarit lezhjanë.

E pozicinuar në lagjen Besëlidhja ( në anën e pasme të Çerdhes së qytetit), tashmë kjo qendër ështe bërë pikë takimi e të moshuarve lezhjanë ku kanë mundësinë të marrin një sërë shërbimesh si:

  • Kafe, çaj falas
  • Përditësimi me shtypin e
    ditës
  • Aktivitete integruese si ekskuarsione , festim ditëlindjesh, festa etj.
  • Vizita mjekësore, diskutime mbi tema të ndryshme mbi shëndetin.
  • Lojëra zbavitëse si domino, tavëll, shah.

Aktualisht kjo qendër frekuentohet çdo ditë nga rreth 80 të moshuar,kryesisht nga ata që janë të braktisur dhe më në nevojë. Problematikë mbetet frekuentimi i ulët nga ana e të moshuarave gra; duket sikur mentaliteti nuk është thyer ende!

Ajo është e hapur çdo ditë nga ora 8.00 – 14. 00 gjatë të cilit menaxhohet nga Kryqi i Kuq Shqipëtar- dega Lezhë, ndërsa mbasditeve nga ora 16.00 – 20.00 menaxhohet nga vetë të moshuarit.

Qendra e Moshës së Tretë në qytetin e Lezhës është mjaft e vizituar edhe nga të moshuar të qendrave të tjera simotra nga e gjthë Shqipëria, duke bërë që të jetë një shembull i mirë për t’u ndjekur në mirëfunksionimin e saj.

Copyright © 2024 — All rights reserved.