Qendra Ditore e zhvillimit “Trendafilat” eshte vendosur ne konviktin e vajzave te shkolles se mesme profesionale, prane kompleskit te shkollave qe nga viti 1996. Ajo funksionon si qender e perkujdesit shoqeror qe trajton femije dhe te rinj me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike. Femijet qe frekuentojne qendren tone vijne kryersisht nga rrethi i lezhes, por ka femije dhe nga dy rrethe te tjera Kurbin dhe Mirdite.

Aktualisht ne qendren tone trajtohen 32 femije dhe te rinj me aftesi te kufizuara te moshave dhe diagnozave te ndryshme. Kerkesat e prinderve per t’i sjelle femijet ne kete qender kane qene gjithnje e ne rritje. Personeli i qendres perbehet prej 13 personash nga te cilet 7 jane specialiste dhe pjesa tjeter punonjes qe iu kryejne sherbime te vecanta femijeve. Jeta e femijeve ne kete qender eshte e larmishme, merr shume kuptim pasi ndryshon nepermjet aktiviteteve integruese. Qendra ka vizionin e saj si nje shoqeri me te drejta te barabrta per te gjithe, nje shoqeri gjitheperfshirese.

Misioni i saj eshte permiresimi i kapaciteteve, mbrojtja e te drejtave, ndryshimi i statutit social te femijeve me aftesi te kufizuara mendore dhe fizike, me qellim integrimin e plote te tyrene shoqeri. Pas punes kembengulese te punonjesve te qendres ka disa femijete qendres qe pas nje terapie intensive eshte mundesuar integrimi i tyre ne jeten shkollore. Baze e cdo lloj veprimtarie ne qendren tone jane lojerat dhe aktivitetet e ndryshme si festa, ditelindje, pushime ne bregdet, shetitje ne vende piktoreske, konkurse sportive dhe artistike, ekspozita me punimet e femijeve, pjesemarrje ne olimpiada, etj. Prinderit jane pjese integruese e punes ne qender. Familja si pjese e rendesishme e punes tone ka qene dhe eshte bashkepunetori me i mire i institucionit.

Nga ne, shpesh here organizohen tryeza te rrumbullaketa me prinderit ku merret mendimi i tyre mbi ecurine e femijeve te tyre ne kete qender si dhe kerkohet vazhdimisht bashkepunimi i tyre ne hartimin e planeve te punes per femijet, ne menyre qe te koordinohet puna per dhe te arrihet ne nje konkluzion konkret te ecurise se femijes. Ne te gjithe aktivitetet e zhvilluara bashkepunojme me to per mbarevajtjen e punes me te vetmin qellim qe keto femije te gjenden si ne shtepine e tyre ketu. Pergezimet dhe urimet e prinderveper punen qe kryhet ne kete qender ditore jane motivuese per punonjesit. Objektiv i bazhdueshem i yni mbetet perkujdesja e vazhdueshme dhe vendosja e sa me shume femijeve ne nevoje ne kete institucion duke bashkepunuar ngushte me pushtetin vendor dhe ojf e ndryshme qe operojne ne fushen e aftesise se kufizuar.

Aktivitete ne Qendren e Zhvillimit Ditor

Më shumë…

Me kalimin e Qëndrës në varësi të Bashkisë Lezhë dhe me ndryshimin e drejtorit janë bërë ndryshime dhe në ambjente si;

  1. Janë bërë disa investime në kuzhine ,si: vendosja e kundrabufese, po vendoset dushi dhe aspiratori, janë bërë lyerjet e disa mjeteve si kuzhine, mence dhe e disa klasave.
  2. Gjatë kësaj periudhe në të gjithë hapsirën e koridorit janë bërë piktura dhe shkrime të përshtatshme për institucione të tilla dhe të gjitha janë bërë me kontribut vullnetar nga disa piktorë të rrethit Lezhë, fale kërkesës dhe bashkëpunimit të drejtorit aktual me këto të fundit.
  3. Seksioni i shërbimeve në Bashki është përgjigjur për nevoja të tjera që ka patur Qëndra si ndricim, uje, banjo etj.
Copyright © 2024 — All rights reserved.