Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike
Në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, Bashkia Lezhë është përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për:
- Prodhimin, trajtimin, transmetimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm;
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura;
- Mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut dhe mbrojtjen nga përmbytjet në zonat e banuara;
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve vendore dhe sinjalizimit rrugor, të trotuareve dhe shesheve publike vendore;
- Ndriçimin e mjediseve publike;
- Transportin publik vendor;
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si dhe garantimin e shërbimit publik të varrimit;
- Shërbimin e dekorit publik;
- Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike;
- Mbledhjen, largimin dhe trajtimin e mbetjeve të ngurta dhe shtëpiake;
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave arsimore të sistemit shkollor parauniversitar, me përjashtim të shkollave profesionale;
- Administrimin dhe rregullimin e sistemit arsimor parashkollor në kopshte dhe çerdhe;
- Ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor dhe zhvillimin e aktiviteteve edukuese e promovuese në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit, si dhe administrimin e qendrave e të shërbimeve të tjera në fushën e shëndetit publik, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e shërbimeve sociale
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, grate kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore;
- Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social; për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave e të trashëgimisë kulturore me interes vendor, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve;
- Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe promovimin e identitetit kombëtar e lokal, si dhe administrimin e objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve;
- Zhvillimin, mbrojtjen dhe promovimin e bibliotekave e të ambienteve për lexim, me qëllim edukimin e përgjithshëm të qytetarëve;
- Organizimin e aktiviteteve sportive, çlodhëse e argëtuese, zhvillimin dhe administrimin e institucioneve e të objekteve që lidhen me ushtrimin e këtyre funksioneve.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e mbrojtjes së mjedisit
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja;
- Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen nga ndotja akustike;
- Zhvillimin e aktiviteteve edukuese dhe promovuese, në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e mjedisit.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Administrimin dhe mbrojtjen e tokave bujqësore e të kategorive të tjera të resurseve, si toka të pafrytshme etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Krijimin dhe administrimin e sistemit vendor të informacionit dhe këshillimit bujqësor e rural, sipas legjislacionit në fuqi;
- Krijimin dhe administrimin e skemave vendore të granteve për bujqësinë e zhvillimin rural, të financuara nga buxheti lokal dhe/ose me bashkëfinancim nga të tretët, duke garantuar akses të balancuar gjinor;
- Administrimin e fondit pyjor dhe kullosor publik, sipas legjislacionit në fuqi;
- Mbrojtjen e natyrës e të biodiversitetit, sipas legjislacionit në fuqi.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e zhvillimit ekonomik vendor
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve:
- Hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor;
- Ngritjen dhe funksionimin e tregjeve publike dhe të rrjetit të tregtisë;
- Mbështetjen për zhvillimin e biznesit të vogël, nëpërmjet veprimtarive nxitëse, të tilla si panaire e reklama në vende publike;
- Organizimin e shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik vendor, si informacioni për bizneset, aktivitetet promovuese, vënia në dispozicion e aseteve publike etj;
- Publikimin e broshurave informative, krijimin e portaleve me profil ekonomik etj;
- Dhënien e granteve financiare për mbështetjen e aktiviteteve të biznesit të vogël e të mesëm, sipas mënyrës së përcaktuar në legjislacionin në fuqi, duke garantuar akses të balancuar gjinor.
Funksionet e Bashkisë Lezhë në fushën e sigurisë publike
Bashkia Lezhë është përgjegjëse për garantimin e këtyre funksioneve:
- Mbrojtjen civile, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Garantimin e shërbimit të zjarrfikësve, në nivel vendor, dhe administrimin e strukturave përkatëse, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj;
- Garantimin e mbarëvajtjes së marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet;
- Parandalimin e kundërvajtjeve administrative, forcimin, inspektimin dhe monitorimin e zbatimit të rregulloreve e të akteve të njësive të vetë-qeverisjes vendore brenda juridiksionit të tyre vendor dhe në përputhje me përcaktimet ligjore.