Eueda Molla

Zv.Kryetari

Znj. Eueda Molla ka lindur në qytetit e Lezhës më 15 maj 1993. Po në këtë qytet, përfundoi arsimin e mesëm pranë Gjimnazit “Hydajet Lezha “. Në vitet 2011- 2014 kreu studimet e larta ne degën “Ekonomiks” pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin Ekonomik të Tiranës. Në vitet 2014-2016 përfundoi studimet 2-vjeçare në Master i Shkencave dega “Financë – Bankë” pranë Universistetit Europian të Tiranës . Në vitin 2016 gjatë studimeve Master, ka punuar si ekonomiste e rrjeteve te dyqaneve “Pure Parfume” në Tiranë. Në mars të 2018 ka punuar si kontrollore e anketave ekonomike ne INSTAT, ndersa në Gusht te 2018 ka punuar si specialiste ne Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, Lezhë. Ndërkohë ne janar të 2021 si kryetare Deges se Kontributeve në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore, Lezhë. Ndër vite ka kryer trajnime të ndryshme në lidhje me profesionin e saj si ekonomiste e pajisur me certifikatat respektive .Zotëron njohuri të mira të gjuhës Angleze. Aktualisht mban postin e Zv. Kryetares se Bashkise Lezhë.

Copyright © 2024 — All rights reserved.