Lezha pjesë e programit europian
Bashkia Lezhë është përzgjedhur të bëhet pjesë e programit URBACT Pioneers Accelerator, një program mësimor i përshtatur për qytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi.
Programi financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit Interreg URBACT IV, dhe synon forcimin e kapaciteteve të qyteteve për zhvillim të qëndrueshëm urban, në përputhje me kuadrin politik të BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.Programi ndihmon qytetet të adresojnë sfida konkrete urbane përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira evropiane.
Fokusi i Bashkisë Lezhë në këtë program:
1) Bashkia Lezhë do të angazhohet në zbatimin e një projekti pilot me fokus:
2) Përmirësimin e udhërrëfimit turistik dhe orientimit të vizitorëve përmes krijimit të tabelave informuese në zonat me rëndësi turistike, me qëllim lehtësimin e orientimit dhe përmirësimin e aksesueshmërisë për turistët vendas dhe të huaj.
3) Financimi dhe transparenca
4) Për pjesëmarrjen në këtë nismë, Bashkia Lezhë përfiton një grant në vlerën prej 35,000 euro, të financuar në masën 95% nga Bashkimi Evropian përmes URBACT-it.
Ky financim mbulon:
• përfshirjen e stafit në procesin mësimor 18-mujor (Prill 2025 – Shtator 2026);
• zhvillimin e një projekti pilot konkret në territorin e Lezhës;
• trajnime dhe shkëmbime për përforcimin e kapaciteteve të administratës vendor.
Projekti pilot i Bashkisë Lezhë: Turizëm më i orientuar dhe i aksesueshëm
Brenda këtij programi, Bashkia Lezhë do të zbatojë një projekt pilot me fokus:
Përmirësimin e udhërrëfimit turistik dhe orientimit të vizitorëve, përmes:
• Krijimit të tabelave informuese dhe orientuese në zonat me rëndësi turistike;
• Lehtësimit të qasjes për turistët vendas dhe të huaj;
• Ngritjes së standardeve për mikpritje dhe përvojë turistike të përmirësuar.
Ky projekt lidhet ngushtë me objektivat e Bashkisë Lezhë për të nxitur turizmin e qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat urbane dhe rurale.
Pjesëmarrja në URBACT Pioneers Accelerator vendos Bashkinë Lezhë në një rrjet rajonal qytetesh që punojnë për zgjidhje inovative në fushat e:
• menaxhimit të mbetjeve,
• mobilitetit të qëndrueshëm,
• turizmit të qëndrueshëm,
• zhvillimit ekonomik lokal, dhe
• përfshirjes sociale.
Përmes kësaj nisme, Lezha ndërton themelet për një qytet në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian dhe nevojat e komunitetit lokal.
Në bashkëpunim me 4 qytete të tjera të rajonit që janë: Komuna e Kakanj (Bosnie Hercegovina), Komuna Ṡiroki Brijeg (Bosnie Hercegovina), Komuna e Smeredevo (Serbia), Komuna Senta (Serbia), kemi ideuar projektin “Roots of tradition, paths to tomorrow”, për krijimin e tabelave informuese për zonat me rëndësi turistike, me qëllim lehtësimin, orientimin dhe përmirësimin e aksesueshmërisë së tyre për turistët.

