SHPALLJE NË KATEGORINË EKZEKUTIVE, LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Specialist për Hartimin e Pagave, në Sektorin e Hartimit, Zbatimit të Buxhetit dhe Pagave, në Drejtorinë e F
Aktivitet Frymëzues me të Rinjtë e Shkollës “Kosova”
Aktivitet Frymëzues me të Rinjtë e Shkollës "Kosova"
Sot, në ambientet e Qendrës Rinore Lezhë, u zhvillua një aktivitet frymëzues me të rinjtë e Shkollës “Kosova”, ku në fokus ishin debati, konkurrenca pozitive dhe talentet e tyre.
Përmes diskutimeve, sfidave dhe prezantimeve të ndryshme, të rinjtë patën mundësinë të shprehin idetë, aftësitë dhe vizionin e tyre për të ardhmen. Aktiviteti shërbeu si një hapësirë motivuese për të reflektuar mbi talentet individuale dhe rrugët që secili mund të ndjekë për t’i zhvilluar ato më tej.
Energjia, kreativiteti dhe pjesëmarrja aktive e të rinjve dëshmuan potencialin e madh që ata mbartin, si dhe rëndësinë e mbështetjes së tyre në çdo hap të rrugëtimit drejt suksesit.
Qendra Rinore Lezhë vazhdon të jetë një hapësirë e hapur dhe mbështetëse për të gjithë të rinjtë, duke promovuar vlerat, talentet dhe zhvillimin e tyre personal e profesional.
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike në lidhje me projekt-vendimin “Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme që kërkohet të transferohen rishtaz në pronësi të Bashkisë Lezhë të Qarkut Lezhë” për pasurinë me nr. 12/A, ZK 8632
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike në lidhje me projekt-vendimin “Për miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme që kërkohet të transferohen rishtaz në pronësi të Bashkisë Lezhë të
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike në lidhje me miratimin e listës së pjesshme paraprake të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike në lidhje me miratimin e listës së pjesshme paraprake të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë Njoftim P
Talent Lezhian Fiton Konkurs Kombëtar Arkitekture
Talent Lezhian Fiton Konkurs Kombëtar Arkitekture
Talentet nga Lezha vazhdojnë të na bëjnë krenarë!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë Miranda Ndojin, studenten e arkitekturës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, e cila u shpall një nga tre fitueset e Konkursit Kombëtar “Kullat e Vrojtimit – Inteligjenca Natyrale, Artificiale dhe Kolektive”.
Projekti i saj fitues në Lagunën e Vainit ka vlera në arkitekturë, ekologji dhe turizëm, duke synuar monitorimin e faunës, zbulimin e hershëm të zjarreve dhe krijimin e një atraksioni të ri turistik për zonën.
Urime, Miranda! Lezha vazhdon të shkëlqejë përmes të rinjve të saj.
1 Qershori — Ditë Gëzimi për Fëmijët
1 Qershori — Ditë Gëzimi për Fëmijët
Në kuadër të Festës së Fëmijëve, 1 Qershorit, Shërbimi Lëvizës organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët me AK, duke u dhuruar atyre një ditë plot gëzim, argëtim dhe momente të bukura së bashku.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Rafaelo Resort, të cilët na mirëpritën dhe na vunë në dispozicion hapësirat e tyre për realizimin e kësaj dite festive. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Pëllumbi 87 për mbështetjen e tyre të vlefshme.
Fëmijët shijuan ëmbëlsira, lojëra në këndin e argëtimit dhe një shëtitje të këndshme përgjatë bregdetit, duke krijuar kujtime të bukura dhe buzëqeshje pa fund.
Çdo buzëqeshje e tyre është motivimi ynë më i madh.


















