1 Qershori — Ditë Gëzimi për Fëmijët
Në kuadër të Festës së Fëmijëve, 1 Qershorit, Shërbimi Lëvizës organizoi një aktivitet të veçantë për fëmijët me AK, duke u dhuruar atyre një ditë plot gëzim, argëtim dhe momente të bukura së bashku.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Rafaelo Resort, të cilët na mirëpritën dhe na vunë në dispozicion hapësirat e tyre për realizimin e kësaj dite festive. Një falënderim i veçantë shkon edhe për Pëllumbi 87 për mbështetjen e tyre të vlefshme.
Fëmijët shijuan ëmbëlsira, lojëra në këndin e argëtimit dhe një shëtitje të këndshme përgjatë bregdetit, duke krijuar kujtime të bukura dhe buzëqeshje pa fund.
Çdo buzëqeshje e tyre është motivimi ynë më i madh.





