Dita Botërore të Librit, Prill 2026
“Në Ditën Botërore të Librit, Lezha mirëpriti tre emra të rëndësishëm të letrave shqipe: shkrimtarin dhe politikanin Namik Dokle, poetin nga Prishtina Lulzim Tafa, Laureat i çmimit “At Gjergj Fishta 2025”, si dhe përkthyesen Milena Selimi, gjithashtu laureate e këtij çmimi në zhanrin e përkthimit.
Gjatë aktivitetit, intelektualë dhe krijues nga Lezha bashkëbiseduan me të ftuarit, duke ndarë pyetje, përshtypje dhe ide mbi krijimtarinë e tyre letrare, si dhe vlerësime për rrugëtimin dhe misionin që ata përfaqësojnë.
Lezha po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kryeqendër mbarëkombëtare të librit. Kjo falë jo vetëm aktiviteteve dinjitoze si ky i sotmi, por edhe dy çmimeve prestigjioze “At Zef Pllumi” dhe “At Gjergj Fishta”, që e kthejnë qytetin në një vatër ku libri dhe misioni i tij mbeten një vokacion i gjallë.”
– Pjerin Ndreu, Facebook






















