Bashkia Lezhë nderohet me çmimin ndërkombëtar “Green Champions 2026”
Krenarë për atë që po arrijmë!
Në një ceremoni të bukur në Sibiu, Rumani, u nderuam me çmimin ndërkombëtar “Green Champions 2026”.
Ky është një vlerësim për punën e vazhdueshme, përkushtimin e çdo anëtari të stafit , nga drejtuesit te punonjësi më i thjeshtë – përgjegjshmërinë dhe ambicien për të ecur gjithmonë përpara.
Lezha po afirmohet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm edhe në tryezat ndërkombëtare!
Faleminderit rrjetit të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore, NALAS për përzgjedhjen!
– Pjerin Ndreu, Facebook








