DEGJESE PER PROJEKTIN E ZBATIMIT DHE REHABILITIMIN E LINJES HEKURUDHORE
Mbështetur në Ligjin 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe Rregulloren “Për Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Kompetencat e Administratës së Bashkisë Lezhë”, të miratuar me VKB Nr. 393, datë 18.07.2022, si dhe VKM Nr. 419, datë 25.06.2014 “Për miratimin e kërkesave të posaçme për shqyrtimin e kërkesave për leje mjedisi të tipave A, B dhe C, për transferimin e lejeve nga një subjekt te tjetri, të kushteve për lejet respektive të mjedisit, si dhe rregullave të hollësishme për shqyrtimin e tyre nga autoritetet kompetente deri në lëshimin e këtyre lejeve nga QKL-ja”, Kreu VI, dhe të urdhrit Nr. 78, datë 14.05.2015 të Drejtorit të Përgjithshëm të AKM-së,
ju njoftojmë për zhvillimin e dëgjesës publike në lidhje me projektin e zbatimit dhe rehabilitimit të linjës hekurudhore Vorë–Hani i Hotit, Shqipëri WB16-ALB-TRA-01.
Dëgjesa publike do të zhvillohet në datën 26.08.2026, ora 9:00, në sallën e katit të 3-të të Pallatit të Kulturës “Dedë Ndue Lazri”, Lezhë.
NJOFTIMI
Scan_20260813_130233



