Anëtari i mëparshëm i OSHC për Thirrjen e 6-të ReLOaD
Bashkia e Lezhës ka hapur Thirrjen e Gjashtë Publike për zgjedhjen e një përfaqësuesi të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) në Komisionin e Vlerësimit, të aplikimeve për Thirrjen e hapur Publike të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) përmes Metodologjisë LOD/ Programi ReLOaD.
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për të.
Disa nga rezultatet që projekti ReLOaD 2 do të arrijë janë:
• Bashkitë do të përdorin modele transparente dhe të bazuara në projekte konkrete për financimin e OSHC-ve;
• OSHC-të do të ofrojnë shërbime të cilat adresojnë nevojat e qytetarëve në bashkitë partnere dhe janë në zbatim të planeve dhe strategjive lokale për zhvillim;
• Kapacitete të fuqizuara të OSHC-ve dhe njësive të pushtetit vendor për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
• Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, dialogut, ndarjes së praktikave ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe OSHC-ve në Ballkanin Perëndimor.
• Ngritja e kapaciteteve të shoqatave sportive, për të zbatuar skemat e grantit dhe ofruar projekte cilësore;
• Vënie në funksionim ose mbështetje e strukturave për veprimtari ose ngjarje sportive aktive; mbështetje për ekipet përfaqësuese vendore në veprimtaritë sportive.
• Grante, hua ose financime për të mbështetur ekipe konkuruese.
Prioritetet e Bashkisë Lezhë si më poshtë vijojnë:
1. Cilësia e jetës dhe komunitetit;
1.1: Shtimi i shanseve integruese, pasurimi dhe modernizimi i jetës së fëmijëve, të rinjve dhe grave;
1.2: Aftësimi dhe rritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara për tu përshatur në tregun e punës;
2. Zhvillim i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit;
2.1: Ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike;
2.2: Ulja e ndotjeve në mjedis dhe rritja e mekanizmave mbrojtës për natyrën dhe biodiveristetin.
3. Zhvillimi i aftësive kompjuterike dhe sistemeve të informatizuara ( TIK );
3.1: Rritjen e kapaciteteve të rinjve në fushat e Kodimit, Programimit, Dizajnit Grafik;
3.2: Aftësim në fushën e menaxhimit të rrjeteve sociale, marketingu digjital.
4. Edukimi i kulturës sportive;
4.1 Jetezimi i shkollat si qendra komunitare duke i pasuruar aktivitete sportive në zonat urbane dhe rurale.
4.2 Masivizimi i sporteve tek të rinjtë, mbështetja, zhvillimi i multidisiplinave sportive dhe zbulimi i talenteve të reja në sport.
Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha OShC-të e regjistruara zyrtarisht (shoqata/organizata apo fondacion) në përputhje me ligjet dhe rregulloret e në fuqi në Shqipëri. Përfaqësuesi i OSHC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:
• Përfaqësuesi i OSHC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me Metodologjinë LOD;
• Përfaqësuesi i OSHC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
• Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
• Përfaqësuesi i OSHC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dalura nga procesi si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e Komisionit të Vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.
Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OSHC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
• Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
• Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OSHC-të;
• Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
• Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën si më poshtë: projektet.strategjike@lezha.gov.al
• CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërcituara);
• Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit;
• Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OSHC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OSHC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.
Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i gatshëm të punoj pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (dy ose tre ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.
OSHC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do ketë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor, as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 15/08/2024 ora 14:00.