Njoftim për organizimin e dëgjeses publike për miratimin e listes së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë
Njoftim për organizimin e dëgjeses publike për miratimin e listes së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë për pasuritë me Nr.24/10, Nr
Njoftim për aplikim për Bursë për vitin shkollor 2024-2025
Njoftim për aplikim për bursë për vitin shkollor
2024 - 2025
Njoftim për organizimin e dëgjeses publike
Mbështetur në ligjin nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen Vendore” në Rregulloren e Funksionimit të Këshillit të Bashkisë Lezhë, e miratuar me VKB nr. 54, datë 28.04.2020, i ndryshuar si dhe në Rregulloren
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
SHPALLJE NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL 1. Shpallje, Drejtor, Drejtoria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, 2. Verifikimi Paraprak, Lëvizje
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË
SHPALLJE NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE, LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË 1. Shpallje, Përgjegjës Sektori, Sektori i Verifikimit dhe Kontrollit në Teren të Tatimpaguesve, Drejtoria e Taksave dhe Ta
Debat “Ekonomia qarkulluese per qytetet e jetueshme”
Forumi Rinor "Ekonomia Qarkulluese per Qytetet e Jetueshme"
Sot, në Lezhë, zhvilluam një forum rinor dedikuar Ekonomisë Qarkulluese dhe Qyteteve të Jetueshme, ku morën pjesë rinia nga shkollat tona. Aktiviteti u organizua nga GIZ Albania në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe kishte si qëllim të promovonte ide dhe zgjidhje për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në këtë forum patëm kënaqësinë të kishim prezent Iven Schad, Drejtues i Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig, Menaxhere e Projektit për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari nga MTM, si dhe Znj. Greta Malaj nga AKEM.
Fokusi i takimit ishte në identifikimin e praktikave më të mira dhe inisiativave që ndihmojnë në krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Kalendarit të aktiviteteve për Javën Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në zhvillimin e qëndrueshëm.
“Në Lezhë, zhvilluam një forum rinor mbi Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, me pjesëmarrjen e rinisë nga shkollat tona. Aktiviteti, i organizuar nga GIZ Albania kishte si qëllim promovimin e zgjidhjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të qyteteve.
Në forum ishin të pranishëm Iven Schad nga Ambasada Gjermane, Znj. Tina Koenig Menaxhere e Projektit BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, Znj. Erjola Duçkollari dhe Znj. Greta Malaj. Takimi u fokusua në praktikat më të mira dhe iniciativat për krijimin e mjediseve urbane të jetueshme. Ky aktivitet ishte pjesë e Javës Kulturore Gjermane, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm.” – Pjerin Ndreu, Facebook
SHPALLJA E DREJTORIT TË KOPËSHTIT HIRUSHJA, LEZHË
SHPALLJA E DREJTORIT TË KOPËSHTIT HIRUSHJA, LEZHË 1.Shpallja e Drejtorit të Kopështit, Hirushja, Lezhë, 2. Njoftim fituesi.
Borxhi Zero!
Borxhi Zero!
Kryetari i Bashkisë Lezhë ka zhvilluar aktivitetin “Borxhi Zero”, një moment i rëndësishëm për qytetin tonë. Ai njoftoi se bashkia ka likuiduar të gjitha borxhet e akumuluara ndër vite, duke hapur kështu një kapitull të ri për menaxhimin financiar të bashkisë. Kjo arritje jo vetëm që e forcon stabilitetin ekonomik, por gjithashtu krijon mundësi për investime dhe projekte të reja që do të përmirësojnë jetesën e qytetarëve.
Gjatë aktivitetit, kryetari ndau vizionin e tij për të ardhmen e Lezhës, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Projekti për rinovimin e infrastrukturës, mbështetje për bizneset lokale dhe krijimi i hapësirave publike do të jenë në qendër të prioritetet tona. Bashkë, mund të ndërtojmë një qytet më të fortë dhe të qëndrueshëm!
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS
DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS
“Me qëllim sensibilizimin kundër dhunës në familje, Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin në kuadër të “Ditës Ndërkombetare Kundër Dhunës”, ku ishin të pranishëm institucione, të rinj, nxënës dhe përfaqësues të strehëzës së “Edlira Haxhiymerit”.
Gjatë aktivitetit u prezantua iniciativa e të rinjve të qytetit të Lezhës, të cilët krijuan një udhëzues për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. Gjithashtu, u ndanë mesazhe sensibilizuese me qëllim për të siguruar një kulturë paqeje, tolerance, mirëkuptimi dhe një shoqërie pa dhunë.
Falenderojmë Strehëzën për gra dhe vajza të “ Edlira Haxhiymerit” për mbështetjen e viktimave të dhunës dhe iniciativat e vazhdueshme për të kontribuar për komunitetin e Lezhës.” – Bashkia Lezhe, Facebook
























































