BASHKIA LEZHË
THIRRJE PËR PROJEKT – IDE
KRIJIMI I NJË KAFETARI LEXIMI PRANË BIBLIOTEKËS PUBLIKE “GJERGJ FISHTA” LEZHË
“PROJEKT-PILOT ME KOHËZGJATJE 1-VJEÇARE”
Në kuadër të përpjekjeve për të nxitur kulturën e leximit, bashkëpunimin mes komunitetit dhhapsirave publike educative, hapet thirrja për projekt-ide për krijimin një kafetarie leximi në ambientin anësor të Bibliotekës Publike “Gjergj fishta”
Në funksion të zhvillimit dhe pasurimit të shërbimeve kulturore në qytetin e Lezhës, si dhe për të rritur aksesin dhe angazhimin e komunitetit me Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta”, paraqesim këtë kërkesë për miratimin e përdorimit të një hapësire të jashtme, por pjesë e godinës ekzistuese të bibliotekës, për qëllime kulturore dhe shërbimi – konkretisht për krijimin e një “Kafetari Leximi”.
Qëllimi: Të krijohet një ambient funksional dhe mikpritës për lexim, pushim dhe aktivitete letrare, në një formë tërheqëse për lexuesit, veçanërisht të rinjtë, duke ndërlidhur leximin me një përvojë më të hapur dhe sociale.
Objektivat e Kafeterisë së Leximit pranë Bibliotekës Publike “Gjergj Fishta”.
Zonë e qetë për lexim individual dhe reflektim
– Krijimi i një ambienti të ngrohtë dhe joformal për lexuesit që kërkojnë të lexojnë jashtë sallës së studimit apo të bibliotekës klasike. Hapësirë pritjeje për vizitorë institucionalë dhe kulturorë.
– Ambienti mund të përdoret për pritjen e autoriteteve, përfaqësuesve të institucioneve kulturore, partnerëve vendorë apo të huaj, si dhe delegacioneve të ndryshme.
**Zhvillimi i ceremonive kulturore dhe promovimeve librash.
– Kafeneja do të jetë një hapësirë ideale për prezantime librash, lexime poetike, diskutime me autorë dhe aktivitete të ngjashme.
**Organizimi i eventeve rinore dhe klubeve të leximit.
– Mund të mirëpresë grupe nxënësish, studentësh apo lexuesish aktivë që zhvillojnë diskutime, debate letrare apo aktivitete edukative jashtë orareve formale të bibliotekës. Përdorim si ambient alternativ për punë dhe studim.
– Hapësira mund të shërbejë edhe për ata që punojnë me laptop, studiojnë në grup, apo duan një ambient më të hapur dhe të rehatshëm për të punuar. Mbështetje për aktivitete të bashkëpunimit ndërinstitucional.
– Hapësira mund të vihet në dispozicion për aktivitete të përbashkëta me shkolla, qendra rinore, OJF lokale apo institucione kulturore, për nisma që lidhen me leximin dhe kulturën. Rritje të imazhit dhe funksionalitetit të bibliotekës.
– Kafeneja e leximit e shndërron bibliotekën në një qendër moderne komunitare, duke e bërë më të aksesueshme, më të vizitueshme dhe më të gjallë për publikun.
Rritja e frekuentimit të bibliotekës – Kjo hapësirë do të tërheqë kategori të ndryshme lexuesish që preferojnë mjedise më të hapura dhe informale për lexim dhe reflektim.
Mbështetje për aktivitete kulturore – Kafeteria e Leximit mund të shërbejë për organizimin e leximeve publike, diskutimeve, promovimeve librash apo klube leximi, duke e kthyer bibliotekën në një qendër dinamike të jetës kulturore.
Ruajtja e funksionit publik të pronës – Hapësira mbetet në shërbim të komunitetit, pa u privatizuar apo përdorur për qëllime të huaja misionit të institucionit.
Kush mund të aplikojë:
Sipërmarrës të rinj apo të afirmuar në fushën e gastronomisë/kafeterive.
Individë me përvojë në menaxhimin e hapësirave sociale dhe kulturore.
Dokumentacioni i nevojshëm:
Përshkrimi i projekt-idesë (deri në tre faqe).
Plan biznesi.
CV e aplikuesit.
Afati: 19.09.2025 – 30.09.2025

