DËGJESË PUBLIKE PËR PROJEKTIN
“REHABILITIMI I SHETITORES DHE LULISHTES MBI LUMIN DRIN”
Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 16, Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, Ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Vendimit Nr.105 datë 23.09.2022 “Për disa ndryshime në VKB-në nr.177, datë 23.12.2021 “Për miratimin e Buxhetit 2022 dhe PBA-së 2022-2024” si dhe Vendimin Nr.393 datë 18.07.2022 “Për miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Lezhë” Bashkia Lezhë fton qytetarë, ekspertë, gazetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera të interesit në dëgjesën publike për projektin “Rehabilitimi i shetitores dhe lulishtes mbi lumin Drin” që të paraqesin idetë dhe sygjerimet e tyre me qëllim adresimin dhe trajtimin e problematikave të komunitetit që lidhen me këtë projekt.
Takimi do të zhvillohet me datë 11.11.2022 në orën 17:00 në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë.