Ftesë për Konsultim Publik
Në kuadër të thirrjes së dytë për aplikime për grante për bashkitë nga Projekti “BE për Bashkitë”, Bashkia Lezhë është angazhuar që të aplikojë në këtë thirrje. Objektivi kryesor i kësaj thirrjeje është: “Të mbështesë potencialin zhvillimor të bashkive dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike dhe mjedisore të komuniteteve lokale në Shqipëri”.
Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat e shoqerisë civile, bizneset, grupet e ndryshme të interesit që të marrin pjesë në takimin konsultativ që do të mbahet më datë 06.06.2022, në orën 11:00 në ambjentet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.
Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në email-in: projektet.strategjike@lezha.gov.al
Më shumë informacione në lidhje me thirrjen gjeni në linkun: https://eu4municipalities.al/thirrja-e-dyte/