INFO DAY PËR DISKUTIMIN E FUSHAVE PRIORITARE MBI “THIRRJEN E VI-TË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË BASHKINË LEZHË”
Ju ftojmë që të merrni pjesë në siparin hapës (Info Day) të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) në të cilin Bashkia Lezhë po angazhohet për hapjen e Thirrjes së e VI-Të të këtij programi, i cili financohet 100% nga fondet e bashkisë.
Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke stimuluar dhe krijuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Në këtë takim do të diskutojmë fushat prioritare mbi bazën e të cilave do të shpallet Thirrja e VI-të për projekt propozime, të cilat janë të listuara si më poshtë :
1. Cilësia e jetës dhe komunitetit;
1.1: Shtimi i shanseve integruese, pasurimi dhe modernizimi i jetës së fëmijëve, të rinjve dhe grave;
1.2: Aftësimi dhe rritja e kapaciteteve të grupeve të margjinalizuara për tu përshatur në tregun e punës;
2. Zhvillim i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit;
2.1: Ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike;
2.2: Ulja e ndotjeve në mjedis dhe rritja e mekanizmave mbrojtës për natyrën dhe biodiveristetin.
3. Zhvillimi i aftësive kompjuterike dhe sistemeve të informatizuara ( TIK );
3.1: Rritjen e kapaciteteve të rinjve në fushat e Kodimit, Programimit, Dizajnit Grafik;
3.2: Aftësim në fushën e menaxhimit të rrjeteve sociale, marketingu digjital.
4. Edukimi i kulturës sportive;
4.1 Jetezimi i shkollat si qendra komunitare duke i pasuruar aktivitete sportive në zonat urbane dhe rurale.
4.2 Masivizimi i sporteve tek të rinjtë, mbështetja, zhvillimi i multidisiplinave sportive dhe zbulimi i talenteve të reja në sport.
Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.
Takimi do të organizohet me datë 25/06/2024 në orën 11:00, pranë Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” kati 3-të
Ps: Ju lutem shpërndajeni ketë informacion tek të gjitha organizatat që mendoni që janë të interesuara.
Konfirmoni pjesëmarrjen në adresën: projektet.strategjike@lezha.gov.al deri në datë 24/06/2024.