“Të sigurt mbi dy rrota”, është konkursi që zhvillohet për herë të parë në qytetin e Lezhës nga shoqata kombëtare “Auto Club Albania”. Konkuruan 6 shkolla publike dhe jo publike të bashkisë Lezhë, ku çdo njëra syresh përfaqësohej, në këtë konkurs, me një ekip të përbërë prej kater nxënësish. Siç shprehet koordinatorja e këtij projekti Elvira Rusta, ky konkurs, “Të sigurtë mbi dy rrota”, që vepron prej 9-vitesh, në disa qytete të vendit, organizohet me fëmijë të moshës 10-12 vjeç dhe ka si qellim edukimin e brezit të ri me rregullat bazë të qarkullimit rrugor. Ndërkohë Rusta vlerëson bashkëpunimin me bashkinë Lezhë dhe drejtorinë Arsimore Rajonale që po ndihmojnë në përmbushjen e objektivave të këtij konkursi. Në fund për nxënmësit dhe ekipet që grumbulluan një numër më të madh pikësh u shpërndanë dhe çmime inkurajuese. Vendin e parë e zë ekipi i shkollës “Gjovalin Gjadri” në Gjadër, të Njësisë Administrative Dajç, i cili do të konkurojë në finalen e konkursit kombëtar që do të organizohet nga “Auto Klub Albania” me 18 Maj në Tiranë.
Përgatiti Rrok Lelçaj Lezhë, 03.05.2019



