Balldreni
(Fshatrat: Blinisht, Mali-Kakarriq, Qendër-Kakarriq, Gocaj, Balldren i Ri, Torovicë, Malecaj, Koljakaj.)
Njesia Administrative Balldren është një nga njësitë e Bashkisë Lezhë pas reformes Administrativo-Territoriale të vitit 2015. Kjo Njesi përbëhet nga 8 fshatra që jane: Balldreni i Ri, Balldreni i Vjetër, Gocaj, Mali Kakarriq, Qendër Kakarriq, Torovicë, Kolajakë dhe Malecaj me një popullsi totale prej 10 090 banorësh dhe me një sipërfaqe prej 82 km2. Administrator i Njesisë është Sander Marashi.
Historiku i ekzistencës së zonës së Balldrenit është i lidhur ngushtë me gjetjen e rrenojave të fisit ilir të Abrejve, periudhë në të cilën fshatrat e Njesisë Administrative Balldren ishin pjesë e krahinës Medna ose Shëngjini i sotëm. Zona e Balldrenit ndodhet në një pozicion gjeografik shumë të favorshëm përsa i përket kombinimit të klimës së saj bregdetare fushore dhe zonës së ulët malore.