Info
Lezha
Klima
Per vete poziten gjeografike me dalje te gjere ne det dhe te relievit ne pergjithsi te ulet, Lezha ka klime te bute mbizotruese te tipit mesdhetar. Bashkia e Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute dhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne -100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit.
Gjeografia
Bashkia e Lezhes – Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 410 57‘ 30” gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 410 39‘ 45” ne Tale, si dhe 190 32‘ 20” faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 190 53‘ 20” Kashnjet. Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise.
Historia
Historia e këtij rajoni është e hershme, mbi 2000-vjet përpara lindjes së Krishtit. Lezha, Kurbini dhe Mirdita pjesë përbërëse të këtij qarku mbartin dhe trashëgojnë vlera të rëndësishme historike. Evenimente të rëndësishme të historisë sonë kombëtare kanë ndodhur në viset e këtij rajoni, ku padyshim banorët e tij dhe veçanarisht prijësit e tyre fisnikë kanë dhënë kontributin e tyre në këto ngjarje.
SEKTORI I ADMINISTRATES DHE SHERBIMEVE
– Përgjigjet për zbatimin e rregullores së DSHPQ
– Planifikon dhe ndjek furnizimin si dhe konsumin e materialeve si dhe gjithë nevojat që ka DSHPQ.
SEKTORI I BURIMEVE NJEREZORE DHE MARREDHENJEVE ME PUBLIKUN
Ky sektor është përgjegjës për sistemin e menaxhimit të burimeve njerëzore.
SEKTORI I MONITORIMIT DHE VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS MJEKËSORE
Qëllimi i këtij sektori është përcaktimi në mënyrë të matshme i mospërputhjeve midis nivelit aktual dhe nivelit të pritshëm të cilësisë si dhe adresimi i tyre me qëllim përmirësimin e cilësisë, performancës të shërbimeve shëndetësore.
SEKTORI I PLANIFIKIMIT
– Planifikimi i shërbimeve shëndetësore në nivel distrikti në përputhje me objektivat e strategjitë e MSH.
– Planifikon treguesit ekonomikë, shëndetësorë dhe financiare në nivel distrikti.
SEKTORI I INFORMACIONIT SHËNDETSOR
Mbështetja dhe funizimi me informacion të saktë, të përpunuar dhe në kohë reale i DSHP dhe nivele të tjera hierarkisë administrative.
SHËRBIMI I MJEKESISE FAMILJARE
– Përgjigjet për aktivitetin e qëndrave shëndetësore në zbatimin e paketës së shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor që ofron qëndra shëndetësore.
– Përgjigjet për aktivitetin, promocionin dhe higjenen në shkolla
SHERBIMI I KONTROLLIT TE SEMUNDJEVE INFEKTIVE (EPIDEMIOLOGJIA)
Organizon, drejton, dhe kontrollon të gjitha detyrat në fushën e Epidemiologjisë sipas problematikës së rrethit.
SHERBIMI I SHENDETIT MJEDISOR & INSPEKTORIATIT SANITAR
Organizon, drejton dhe kontrollon të gjitha veprimtaritë e Inspektoriatit Sanitar Shtetëror në nivel rrethi.
SHERBIMI STOMATOLOGJIK SANITAR
Organizon dhe drejton shërbimin stomatologjik
KABINETI I EDUKIMIT, PROMOCIONIT TE SHENDETIT & KONTROLLIT TE SEMUNDJEVE KRONIKE.
Siguron bashkëpunim me institucionet e tjera shëndetësore duke shkëmbyer informacione, me organet e medias elektronike dhe të shkruar dhe bashkërendon veprimtarinë me OJQ-të e ndryshme
QENDRA KOMUNTARE E SHENDETIT MENDOR
I’u përgjigjet nevojave për shërbime multidisiplinare të shëndetit mendor
QENDRA VULLNETARE E KESHILLIMIT & TESTIMIT KONFIDENCIAL TE HIV/AIDS/IST
Rreth Lezhes
H Y R J A
Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë. Nga pikëpamja gjeometrike, gjeografike dhe ekologjike, Lezha përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati njëlloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti, përbëjnë një unitet të spikatur. Në këtë kuptim, Lezha është e preferuara e shekujve, sintezë e veprës së natyrës dhe të njerëzve me një vesk të ndritshëm të historisë dhe të artit. Në portat e Lezhës mund të hysh pa trokitur, duke e njohur fytyrën dhe thelbin e saj vetëm mund të magjepsesh pambarimisht. Lezha është një grishje e përhershme dhe një estetikë e gjallë e sendeve dhe qytetërimit iliro-shqiptar, një stacion diturak i mijëvjeçarëve dhe i kënaqësive të veçanta të banorëve dhe të udhëtarëve. Çdo tregim mitologjik për Lezhën i paraprin historisë së saj plot motive dhe kontraste nga më të ndryshmet. Jo më kot kronikania dhe eruditja bizantine Ana Komnena në shek.XII e quan Lezhën “një qytet të ngritur në ajër që mund të shihet nga të gjitha anët”. Nuk është thjesht metaforë e skajshme por vetvetiu çdo shikues mund ta vështrojë Lezhën në lartësinë e historisë së saj, në ajrin e shekujve si të dalë nga frymëmarjet poetike të poetit Mjeda, që ka shkruar mrekullisht dhe poetikisht për Lezhën. Në Lezhë, nga të katër anët të rrethojnë metaforat e historisë. Çdo njeri jeton midis tyre dhe këtu qëndron vetë sekreti i mbijetesës.
At Zef Pllumi
At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Ai mbetet ndër klerikët me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë. Një pjesë e mirë e veprës së tij është përmbledhur tek “Rrno vetëm për me tregue”. Kadare e ka quajtur “ndërgjegja e kohës” në të cilën jetoi
At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Që në moshën e vogël hyri në Kolegjin Françeskan në Shkodër dhe ndoqi mësimet fillore e të mesme në Liceun “Yllyricum”.
Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.
Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën Hylli i Dritës, e cila pas një ndërprerjeje del sërsih në vitin 2003.
Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punoi vazhdimisht edhe për libra të tjerë.
Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarve me çmimin “Penda e Arte”.
GJERGJ FISHTA (1871-1940)
Gjergj Fishta, cilësuar “Homeri shqiptar”, ka lindur në fshatin Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871 dhe është shkolluar në Shkodër, Troshan, Sutiska e Livno (Bosnje) ku kreu studimet e larta për teologji e filozofi. Edhe karierën e priftit franceskan e ka filluar në Troshan, Lezhë, Gomsiqe për t’u vendosur përfundimisht më 1902 në Shkodër. Por, ai do të mbetet përherë i lidhur me Lezhën e rrethinat e saj ku ndjeu tingujt e parë të gjuhës shqipe, muzikën e vargut popullor, vallen e Zanave e të Shtojzavalleve, melodinë e zumares e të bilbilit, historinë shqiptare të shkruar në gurët e kalasë ilire të Lisit të lashtë, flladin e detit, duhmën e fushës dhe freskinë e malit.
Jo rastësisht, ditët e fundit të jetës së vet, Fishta i ngrysi në kuvendin e Troshanit (funddhjetori i vitit 1940), jo rastësisht dorën përfundimtare veprës së tij kryesore, “Lahuta e Malcis”, ia dha në kuvendin e Lezhës dhe njërën nga të tridhjetë këngët e saj ia kushtoi atij qyteti, ku dëshmohej e plotë lashtësia iliro-shqiptare. Për Lezhën ai ka shkruar: “Qielli kaltër, toka e blerë,Njeti dimën, këtu pranverë”
Përveç Lahutës, Gjergj Fishta është autor i shumë veprave, ndër të cilat: “Mrizi i Zanave”, “Vallja e Parrizit”, “Anzat e Parnasit”, “Gomari i Babatasit”, “Juda Makabe”, “Jerina”, “Sh’Francesku i Asizit”, “Sh’Luigj Gonzaga” etj.
LEKË DUKAGJINI (1410-1481)
Lekë Dukagjini është një ndër princat shqiptarë më të shquar të shekullit XV, që lidhet me Lezhën dhe rrethinat e saj, sepse është pinjolli më i fundit i derës së Dukagjinëve që kishin si kryeqendër të zotërimeve të tyre qytetin e Lezhës që në vitin 1281. Pronat e Dukagjinëve kufizoheshin me ato të Kastriotëve dhe shtriheshin deri në Rrafshin e Dukagjinit, ku principata e Dukagjinëve kishte edhe një qendër tjetër, veçanërisht pas vitit 1393 kur qytetin e Lezhës ia lëshuan Venedikasve me qëllim që të mos bëhej pre e sulmeve osmane (Dukagjinët kishin një të tretën e të ardhurave doganore të qytetit).
Leka u vu në krye të Principatës së Dukagjinëve në moshën 36-vjeçare, pas vdekjes së babit të tij, Pal Dukagjini, që, së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, ishin ndër aleatët më të fuqishëm të Skëndërbeut që nga Besëlidhja e Lezhës (1444). Edhe Leka, pavarësisht nga disa kontradikta që pat me Skenderbeun, ishte krahu i djathtë i tij në disa beteja kundër osmanve. Gojëdhëna thotë se në kurthin e Ballaban Pashës, Skëndërbeu shpëtoi në saj të Lekë Dukagjinit, që ishte një luftëtar trim e zgjuar. Pas vdekjes së Skënderbeut Lekë Dukagjini u vu në krye të trupave shqiptare dhe e vazhdoi rezistencën antiosmane edhe për 11 vjet radhazi.Pas vdekjes së Lekë Dukagjinit shqiptarët e ruajtën emrin e tij në Kanunin që ai u la. Kanuni i Lekë Dukagjinit, që u mblodh në kapërcyll të shekujve XIX-XX nga Shtjefen Gjeçovi, është monumenti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Ndër shprehjet e tij që kanë mbërritur si fjalë të urta deri në ditët e sotme mund të përmendim: “Je i lirë me mbajtë burrëninë tënde, je i lirë me u zhburrnue”.
ANDREA ALEKS DURRSAKU SHEK XVI
Sipas studjuesit A.Mutjakoviç mbështetur në disa dokumente shkrimore të arkivave të Raguzës del se Andrea Aleks Durrsaku, skulptor dhe arkitekt gjenial i të ashtuquajturës Rilindje Dalmatine është me origjinë të të parëve të tij nga Lezha. Në shumë dokumente të artistit ai e quan veten “Andrea De Alesio”, që lidhet me emrin e Lezhës në mesjetë. Ruhet kopja e testamentit të bërë nga dora e Andreas, i cili e quan veten “Duca Sinovicch”, që interpretohet si formë e konvertuar e emrit të familjes së njohur shqiptare të fisit të Dukagjinëve që kanë qenë edhe zotërinj të Lezhës.
FRANG BARDHI (1606-1643)
Frang Bardhi, njëri ndër pionerët më të shquar të kulturës sonë, është leksikografi dhe folkloristi më i parë shqiptar. Ai lindi në fshatin Kallmet nga një familje, që i kishte dhënë disa prelatë kishës katolike shqiptare.
Mësimet e para i mori nga xhaxhai i vet Gjergj Bardhi (1577-1647), që ishte ipeshkëv i Sapës. Pastaj u doktorua në teologji në kolegjin e ilirik të Loretos dhe në seminarin Urban të Romës. Më 1633 shugurohet prift dhe pas 2 vjetësh, pa mbushur moshën e lejuar shugurohet ipeshkëv i Sapës. Një vit më pas largohet nga Roma për t’u vendosur në krye të diocezës së Sapës(Zadrimë) duke sjellë më vete dy veprat e tij: Fjalorin latinisht-shqip(Romë,1635) dhe Apologjinë e Skëndërbeut(Venecia, 1936). Relacionet e Frang Bardhit jën një dëshmi tjetër e kulturës së tij të gjërë. Diviza e tij ishte: “Ndër t’errëtit pakë dritë vëien e kushton shumë”.
PJETËR ZARISHI (1806-1866)
Pjetër Zarishi, poeti nismëtar i Rilindjes sonë Kombëtare, lindi në fshatin Blinisht të Zadrimës ku mori edhe mësimet e para, për t’i vazhduar më vonë në kolegjin e Loretos duke doktoruar në teologji e filozofi. Shërbeu si prift në fshatrat e Zadrimë, si sekretar i diocezës së Sapes dhe mësues xhakonjsh. U zu keqas me eprorin e tij italian, ipeshkvin Labella dhe u dërgua për dënim si prift i thjeshtë në Orosh të Mirditës ku, pas shumë ndërhyrjesh, u emrua abat i Mirditës. Vdiç në fshatin Kallmet pas një veprimtarie të pareshtur patriotike dhe duke lënë në dorëshkrim përkthime dhe poezi origjinale, fetare e laike, së bashku me poemën “Krijimi i Rrozullimit”, me përmbajtje kozmogonike shkruar në tingëllima. Për Shqipërinë ai shkruan prodhon gjithçka “asht nevoja e njeriut me jetue”.
PRENG DOÇI (1846-1917)
Preng Doçi, i njohur ndryshe si abati i Mirditës, lindi në Bulgër, Malësi e Lezhës.
Eshtë një ndër figurat e shquara të Rilindjes sonë Kombëtare me një veprimtari të gjërë letrare e patriotike, për shkak të së cilës u dënua nga Porta e Larta të qendronte për shumë kohë jashtë kufijve të Perandorisë (Ka shërbyer si ipeshkëv në Indi e Amerikë). Me t’u kthyer në atdhe themeloi së bashku me Gjergj Fishtën Shoqërinë kulturore Bashkimi (1899) që ka lujtur një rol të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit (1908) ku u vendos alfabet që kemi sot. më e njohur është poezia e tij “Kushtrim!”
LEONARDO DE MARTINO (1830-1923)
Leonardo de Martino ishte një franceskan arbëresh që shërbeu në Lezhë dhe rrethinave të saj për më se 30 vjet. Ishte një poet me shije të hollë dhe ndër të parët poet të Rilindjes sonë Kombëtare që më 1881 botoi një vëllim voluminoz (bilingue) me poezi religjoze e laike me titul “Harpa e një italo-arbëreshi”. Ai u ndkua nga poezia e Pjetër Zarishit dhe më pas poezia e tij ka ndikur te Ndre Mjeda dhe Gjergj Fishta. Këtë të fundit e kishte pasur nxënës në kolegjin e Troshanit.
ALI ULQINAKU (1855-1913)
Ali Ulqinaku, i njohur me ofiqin Hafiz Alia i Lezhës, ka lindur në Ulqin prej të cilit është larguar pas Luftës së Ulqinit(1881) ku ishte edhe një ndër luftëtarët për mbrojtjen e tij. Pasi mbaron medresenë e Shkodrës, u caktua hoxhë në Lezhë ku do të qendronte deri në fund të jetës. Botoi dy vëllime poetike në frymën e bejtexhinjëve shkodranë dhe la në dorëshkrim një abetare me alfabet arab e disa fjalorë turqisht-shqip dhe shqip-turqisht që shënojnë një kontributin të rëndësishëm në gjuhësinë shqiptare. Në një letër dërguar Stambollit për efekt punësimi Ali Ulqinaku deklaron se është zotërues i disa gjuhëve oriantale, por “gjuha e tij është shqipja”.
STRUKTURA GJEOLOGJIKE
Rrethi i Lezhes përfshihet në tre zona gjeologo-strukturore karakteristike. Ato jane: Mirdita, zona e Krastë-Cukalait dhe zona e Krujës.
Me punime kërkim-zbulimi janë vlerësuar rreth 0.5 milionë ton mineral bakri të tipit kuarc sulfur në skajin verilindor të rrethit dhe një varg shfaqjesh në vele të vendit Zef Sul e Qaf Kingjel bakri të pasur në rrafshin e mbihypjes së madhe.
Në zonat kufitare me Lezhen jane zbuluar dy vendburime te nikelit sulfur me pranine e arit qe jane vazhdim i ketyre brezave dhe justifikojne investimet e mundshme per kerkim-zbulim gjithnje me teknike e teknologji te re.
Ne rajonin e Lezhes pervizohen 2 horizonte platinmbajtese, njeri me dunitet me pikezime kromi dhe tjetri ne dunitet te disa niveleve qe shoqerohen me nikel sulfur. Perqendrime te platinit verehen edhe ne gabro, gabro sideronite. Ne gjithe magmatiket e Lezhes kemi rreth 5-6mije km2 fushe kerkimi.
Punimet ne bregdet te Tales, Rriles kane zbuluar mbi 5.5 milion ton rutil, zirkon, ilmenit, kromit, granate, kallaj. Nw nwnzonwn e Krastes ne fushen e Zejmenit ne dy shpimet e kryera eshte takuar qymyr koks ne shtresa te holla: ne thellesine 346-346.35m me fuqi kalorifike 5621kal/gr, permbajtje e squfurit 2.62%, hiri 7.78.
Lezha ka ne territorin e saj mbi 40% te llojeve te mineraleve jometalore te vendit tone sipas V. Dukes.. Ne rajonin e Kashnjetit takohet nje mozaik i shumellojshem duke perfshire gjithe prejen e ofioliteve Shqiptare. Ketu takojme bazalte per aeroporte e autostrada, magmatiket per mermere granitike, per veshje te brendshme e te jashtme deri tek monumentet. Po ne rajonin e Kashnjetit jane zbuluar rezerva te medha kaolinash (monmorillonite) qe perdoren ne 100 fusha si dhe ranoret mikrokokrrizore per veshje ndertimesh.
TUNELI I KRESHTES
Shume nga studimet e gjeoshkencave kane mbeshtetur propozimin per hapjen e nje tuneli ne distancen me te shkurter qe nderpret Kreshten nga Kallmeti ne Fregen. Tuneli eshte projektuar si ide ne perroin e Shengjinit ne kuote 320m dhe del ne fregen ne kuote 350m, gjatesi deri 2.5km, rreth 2.5 milion dollare. Tuneli ka tregues shume te mire te shkembinjve per hapje, kalon ne magmatike. Nga kjo sigurohet lidhja fushes me zonen malore per popullaten, shkurton 8km rruge. Nga ky tunel leviz gjithe gama e mineraleve te zones Kashnjetit, pritet 350-400l/sek uje dhe lehteson investitoret per ate zone duke lare vehten shume shpejt.
GJEOMONUMENTET DHE GJEOPARQET
Lezha perben pjese te mbrojtura nga shteti me perparesi turizmi si Shengjini. Per gjeoparqe do te permendim Gjirin klasik i Drinit ne Shengjin, Ishulli i Lezhes, Tale(klasifikimi, menaxhimi i territoreve te kesaj do te rriste vleren e zones dhe shtonte turizmin)
Ne gjeomonumentet natyrore permendim seria dajkore Thanze, kurrizorja e Kreshtes, grabeni i Zadrimes, rrudhat ne rrafshin e mbihypjes, maja e Veles. Kufiri i serise me vullkanogjeno-sedimentaret Kashnjet, Gropa e Kalivaçit, vargmalet e faqes perendimore te Kreshtes, olistolitet e gelqeroreve ne flish.
PASURITË UJORE
Lezha me zonat përreth është një ndër rajonet e Shqipërisë më të pasura me ujra. Kjo pasuri ujore e saj përbëhet kryesisht nga ujrat e detit Adriatik që lagin brigjet e këtyre zonave, ato të rrjetit hidrografik, ujrat e lagunave në të dy anët e grykëderdhjes në det të lumit Drin i Lezhës dhe ujrat nëntokësore të fushës së Lezhës. Lezha dhe zonat për rreth janë të pasura gjithashtu me reshje atmosferike të bollshme të cilat janë kryesisht rreshje shiu dhe shumë rrallë rreshje bore. Sasia mesatare vjetore e tyre është 1460 mm në vit. Rreshjet maksimale ditore të matura janë 160 mm në 24 orë. Numri i ditëve me reshje është 120 ditë në vit.
Rrjedhjet ujore më të rëndësishme që formojnë këtë rrjet hidrografik janë lumi Drin i Lezhës dhe lumi Gjadër. Lumi Drin ka qenë elementi kryesor i sistemit dhe i rrjetit hidrografik të Lezhës dhe i zonave përreth. Vetë ky sistem hidrografik në një shkallë të konsiderueshme është rrjedhojë e veprimatrisë dhe e prurjeve të lëngëta e të ngurta që lumi Drin ka përcjellë në shekuj në detin Adriatik. Por sot, ky lumë nuk kalon më në shtratin e tij shekullor, përbri qytetit të Lezhës. Ai nuk i derdh më ujrat e tij në det, por në lumin Buna. Është ndofta rast shumë i rrallë, për të mos thënë unikal, që një lumë kaq i madh me ndërhyrjen e ndërgjegjshme edhe të vetë njerëzve, ndryshon tërësisht rrjedhën e tij. Lumi Drin është lumi më i madh i Shqipërisë dhe i dyti përsa i përket ujshmërisë, mbas lumit Buna. Ai është lumi më i madh në tërë bregdetin Adriatik të gadishullit Ballkanik. Sipërfaqja e pellgut e tij ujëmbledhës është 14173 km 2, prej të cilave 5978 km 2 ndodhen brenda territorit shtetëror të Republikës së Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër ndodhet në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe në atë të Greqisë. Karakterizohet nga një reliev malor, me lartësi mesatare 971 m mbi nivelin e detit kurse majat më të larta arrijne në mbi 2500 m Formohet nga struktura gjeologjike të përbëra kryesisht nga shkëmbinj gëlqerorë me zhvillim karstik. Prurja mesatare vjetore që lumi Drin derdh në lumin Buna është rreth 340 m3/sek. Lumi Drin formohet nga dy degë kryesore : Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Nga fillimi i tij në liqenin e Ohrit (Strugë) deri në derdhjen në lumin Buna, ka gjatësinë 285 km dhe një rënie prej 685 m, me një pjerrësi mesatare prej 2,4 për mijë. Lumi Drin përbën burimin më të madh hidroenergjitik të Shqipërisë. Në të janë ndërtuar tre hidrocentralet më të fuqishëm që ka vendi, me fuqi të instaluar prej 1350 MGW gjithsej dhe prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 4,80 miliard kilovatorë. Në të parashikohen të ndërtohen edhe dy hidrocentrale të tjerë, me fuqi të instaluar prej 370 MGW gjithsej dhe prodhim mesatar vjetor prej 1,60 miliard kilovatorë. Lumi Drin nuk ka qenë ai që është sot. Në mesjetë dhe deri në vitin 1846 Drini, nën grykën e Vaut të Dejës, merrte drejtimin e Jugperëndimit dhe mbasi bashkonte me ujrat e tij edhe ato të lumit Gjadër, duke gjarpëruar nëpër fushën e Zadrimës, përbri qytetit të Lezhës, i derdhte ato në Adriatik, në zonën që mori emrin Gjiu i Drinit. Në vitin 1846, gjatë një plote të jashtëzakonshme, që shkaktoi përmbytje të mëdha, lumi Drin formoi edhe një shtrat tjetër të ri, që kaloi nga ana e Bahçallëkut (Shkodër) dhe u bashkua me lumin Buna, rreth një kilometër nën gryukëdaljen e tij nga liqeni i Shkodrës. U formuan kështu dy Drina : Drini i Lezhës dhe Drini i Bahçallëkut (shih hartën Nr.4). Që nga kjo kohë e deri në ditët tona, në liqenin e Shkodrës, në lumin Buna dhe në tërësinë ujore të kësaj zone u shkaktua një kaos i madh hidraulik, i shoqëruar shpesh herë me përmbytje të mëdha, të pa para më parë. Në vitet 1950-1960 u vu në jetë projekti për bonifikimin dhe ujitjen e fushës së Zadrimës, i cili bëri, që lumi Gjadër të devijohej dhe të derdhej në lumin Drin, në Grykën e Vaut të Dejës, kurse lumit Drini i Lezhës, me anë të argjinaturave në Spatharë, iu mbyll përfundimisht rrjedhja. Kështu, lugina e Zadrimës dhe zona e Lezhës, nga dy lumenj që kishte më parë dhe piëkrisht Drinin e Lezhës dhe Gjadrin, sot nuk ka më asnjë prej tyre. Ata u njësuan në një me Drinin e Bahçallëkut, duke riformuar lumin Drin, që kemi sot, që nuk i derdh më ujrat e tij si më parë në detin Adriatik, por në lumin Buna.
LUMI GJADËR
Është degë e lumit Drin. Ka më shumë karakteristikat e një lumi torencial. Sipërfaqja e pellgut të tij ujëmbledhës është 199 m2. Karakterizohet nga një reliev malor, me lartësi mesatare 422 m mbi nivelin e detit. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve që bien në këtë pellg ujëmbledhës është rreth 1900 milimetra në vit. Ato përbëhen kryesisht nga rreshje shiu dhe rreshje bore. Prurja mesatre vjetore që ky lumë derdh në lumin Drin është 8,80 m3/sek. Lumi Gjadër, sikurse dhe Drini, nuk ka qenë ai që është sot. Në mesjetë dhe deri në vitin 1950, Gjadri merrte drejtimin e perëndimit dhe nëpër fushën e Zadrimës, mbi qytetin e Lezhës i bashkonte ujrat e tij me ato të Drinit të Lezhës. Vënia në jetë pas vitit 1950 e projektit për bonifikimin e fushës së Zadrimës, bëri që ky lumnë të largohej poërfundimisht nga kjo fushë. Me anë të pritave dhe të argjinaturës së Gjadrit ai u devijua dhe ujrat e tij u derdhën në lumin Drin, nën grykën e Vaut të Dejës.
GJIU I DRINIT DHE ZONA E TIJ BREGDETARE
Gjiu i Drinit shtrihet ndërmjet grykëderdhjes së Bunës në Veri dhe Kepit të Rodonit në Jug. Ka gjatësi maksimale rreth 30 km dhe gjerësi rreth 20 km. Është nëj gji relativisht më i thellë se gjiret e tjerë shqiptarë të Adriatikut. Izobati 10 m ndodhet 600 deri 1500 m larg vijës së bregut. Nga pikëpamja gjeomorfologjike gjiu përfaqëson një zonë tipike depozitimi, i formuar nga lënda e ngurtë që ka pas sjellë lumi Drin dhe lumenjtë Buna e Mat. Në pjesën qendrore të këtij gjiu dedhte ujrat e tij Drini dhe më pas Drini i Lezhës. Valët maksimale në këtë gji arrijnë 3 deri 3,8 m ndërsa amplituda e baticë-zbaticës është 30 deri 40 cm. Temperatura mesatre vjetore e ujit në gjiun e Drinit është 17,7 oC. Ajo mbrin vlerat më të larta në muajt korrik, me një mesatare porej 23,7 o C dhe më të ultat në muajin shkurt, me një mestaare prej 11,6 o C. Numuri i ditëve me diell është 321 ditë në vit. Kripshmëria e ujrave është 36 deri 39 për mijë. Në brendësi të gjiut ndodhet qyteti dhe porti i Shëngjinit. Plazhi i tij me ujin dhe rërën e pastër, është nga më cilësoret për banjo uji, dielli dhe rëre.
LAGUNAT
Element përbërës dhe shumë i rëndësishëm i sistemit hidrografik të Lezhës janë dhe lagunat. Në grykëderdhjen e lumit Drin i Lezhës, në anën e djathtë të rrjedhjes, ndodhet laguna e Kënallës, më e thella nga lagunat shqiptare buzë detit Adritik, me sipërfaqe 0,201 km2 dhe thellësi maksimale 13-14 m. më në jug, po gjatë bregut të djathtë të Drinit ndodhet laguna e Merxhanit, me sipërfaqe rreth 3 km2 dhe thellësi mesatare 0,75 m. Thellësia maksimale e saj është 1,30 m. në bregun e majtë të grykëderdhjes ndodhet laguna e Vainit, me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 9 km2 dhe thellësi mesatare 0,70 m. thellësia maksimale e sja mbërrin 1,30 m. Këto laguna, së bashku me ligatinat që i rrethojnë, përbëjnë ekosisteme shumë të rëndësishme që formojnë një zinxhir abitatesh, të një biodiversiteti të larmishëm, me vlera të veçanta.
UJRAT NËNTOKËSORË
Fushat e Lezhës përbën sektorin më verior të Pellgut të madh të ujrave arteziane që shtrihet nga Tirana në drejtim të lumit Ishëm. Shtresat më të përshkueshme të depozitimeve aluviale që formojnë këtë fushë janë shtresa zhavorore dhe zhavororo-ranore. Ato ngopen me ujra të freskëta, që krijojnë një horizont ujëmbajtës artezian shumë shtresor. Rezervat natyrore të ujrave nëntokësore të fushës së Lezhës vlerësohen në rreth 2500 litra në sek. Në këtë fushë janë shpuar shumë puse për shfrytëzimin e ujrave nëntokësore që ajo ka. Këta puse japin me vetërrjedhje një prurje nga 10-20 l/sek deri në 50/60 l/sek. Tre prej tyre furnizojnë qytetin e Lezhës me ujë të pijshëm. Puse të tillë në këtë zonë përdoren edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore në fushën e Rrillës. Të tjerë janë shpuar në periferitë e lagunave, ujrat e të cilëve përdorne kryesisht për t’i përzierë me ujrat e kripura, për uljen e kripshmërisë sidomos gjatë periduhës së verës, kur avullimi në laguna është shumë i madh.
P Y J E T
Lezha shtrihet ne pjesen perendimore te Shqiperise, ne jug te fushes se Shkodres. Nga ana gjeografike ze nje vend te favorshem ne rruget qe lidhin perendimin me lindjen e rajoneve shqipfolese. Ne nje largesi prej 300 km eshte nyje lidhese e Prishtines me rajonet jugore te Shqiperise. Ajo ka pozite gjeografike te favorshme, prandaj edhe venedikasit, 600 vjet me pare, e quajten “syri i djathte i Durresit”, me nje siperfaqe prej 473 km2, tregues ky qe e rendit Lezhen nder rrethet e vogla te Shqiperise, me nje vije kufitare prej 181 km, nga e cila 124 km kufi tokesor, 27.5 km kufi detar dhe 29.5 km kufi lumor. Gjatesia me e madhe e rrethit te Lezhes, nga veriu ne jug, eshte 30 km dhe nga perendimi ne lindje 27 km.
Relievi i Lezhes paraqitet ne dy pamje: Krahina Malore Qendrore, ku futen zonat Kashnjet, Kreshte, Mali i Veles, Malesia e Lezhes, deri ne jug, Kodrat e Pllanes dhe Ultesira Perendimore, ku perfshihet gjithe pjesa tjeter, fusha dhe tokat e lagura (pothuaj ne raporte te barabarta). Nd.ryshe nga rilievi i vendit, ai i Lezhes paraqet nje pamje me siperfaqe nen nivelin e detit (Kenetat Knalle e Kakarriq), fusha me lartesi 0 – 10 m mbi nivelin e detit dhe male me lartesi mbi 1000 m. Ky reliev, prania ne te e zonave te lageta (ligatinave), fushave e malit, tokave te pasura dhe klimes mesdhetare, ka kushtezuar vegjetimin e nje flore te pasur pyjore, qe me shifra mund te shprehet: afro 80 % e specieve te vendit (3250 specie). Speciet e drureve pyjore jane te perhapura ne formen e shoqerimeve pyjore. Perveç specieve qe rriten rastesisht (spontaneisht), nepermjet pyllezimeve jane instaluar lloje me rritje te shpejte, si Pisha e detit (Pinus pinaster), Pisha e bute (Pinus pinea), Pisha e eger (Pinus halepensis) etj.
Fondi pyjor i Lezhes ze 38. % te siperfaqes totale. Nga ky kendveshtrim, siperfaqja me pyje eshte e vogel e, per rrjedhoje, ndikimi ne ekonomi eshte i tille. Por, duhet veçuar sistemi lagunor Kune – Vain, si pasuri e rralle e me vlera te medha.
Sipas funksonit qe kryejne, pyjet e ketij rrethi grupohen:
* Pyje me funksion prodhues 10860 ha ose 60 % e siperfaqes, ku perfshihen pyjet me destinacion kryesor prodhimet drunore.
* Pyje me funksion mbrojtes 7280 ha ose 40 % e siperfaqes, ku futen pyjet qe si funksion kryesor kane mbrojtjen e mjedisit.
Sipas formes se qeverisjes, fondi pyjor (shteteror + komunal) i Lezhes ndahet:
* Trungishte 5530 ha,
* Cungishte 5510 ha
* Shkurre 7030 ha.
Ne 16 % te siperfaqes jane instaluar pyje halore, kryesisht pyllezime me pishe te zeze, pishe bregdetare etj. Fletorët zene 45.6 % dhe shkurret 38.4 %. Ne siperfaqen e pyjeve fletore peshen kryesore e zene dushqet (Quercus L.), ndersa ne ate me shkurre peshen kryesore e zene mareja (Arbutus uneda), shkoza (Carpinus L.) etj.
Per nga vellimi i fondit pyjor (ne m3) ekonomia pyjore e Lezhes eshte nga me te varferat e vendit, me 514 mije m3 material drusor, ose rreth 28.3 m3/ha. Pyjet me funksion prodhues kane rreth 79.7 % te vellimit total. Pyjet shteterore kane 80 % te vellimit te materialit drusor, ndersa ata komunale deri tani kane 20 %. Meqe keta tregues nuk jane te nje natyre entusiaste, per kete rreth, ku pyjet, si faktori kryesor qe rregullon mjedisin, mendojme te veçojme sistemin lagunor Kune – Vain.
Laguna Kune – Vain shtrihet ne perendim te qytetit te Lezhes, ne nje siperfaqe prej 2200 ha, nga te cilat 200 ha pyje, 74 ha taka bujqesore dhe 1881 ha siperfaqe ujore.
Nga studimet e bera del qe kjo zone merr 2547 ore diell ne vit; temperatura mesatare shkon nga 6.9°C ne janar, ne 24°C ne gusht dhe bien mesatarisht 1463 mm reshje shiu, me temperature te ujit ne lagune prej 17°C. Si zone e ekspozuar ndaj ererave, jane regjistruar erera me shpejtesi mesatare 5.5 – 5.8 m/sek.
Meqe ne sitemin lagunor Kune – Vain haset nje kompleks i tere faktoresh mjedisore, po citojme disa, pasi çdonjeri prej tyre eshte nje institucion hulumtimi me vete.
Shpendet e eger perbejne rreth 60 % te faunes se zones. Aty rriten rreth 196 lloje shpendesh te eger, nga te cilet 56 jane te perhershme, 65 dimeruese, 51 veruese dhe 21 te rastesishme. Nga studimi i bere ne vitet ‘70 ka dale se ne kete zone kishte deri 5000 krere shpende te familjeve te ndryeshme, 12 lloje rosash, 5 lloje patash.
PELIKANI KAÇUREL
Ne Kune ka patur perfaqesues te familjes se pelikaneve, siç ishte Pelikani kaçurel, ose, siç e quajnë vendasit, dashi i detit (Pelicanus crispus) ne koloni nga 25 deri 40 krere. Themi ka patur, pasi ky shpend i rralle ne Mesdhe e Evrope, tashme pothuaj eshte zhdukur nga sistemi lagunor Kune – Vain.
BUJQESIA
Territori i rrethit te Lezhes ngjan me nje amfiteater te madh kundrejtuar detit nga perendimi dhe ne shpine mbrohet nga malet. Territori kufizohet nga lumi drin ne veri- perendim dhe lumi Mat ne jug- lindje, ne pjesen jug-perendimore kufizohet me detin Adriatik.
Kjo veçori e relievit dhe vendosja gjeografike ne kryqezimin e klimes mesdhetare me ate kontinentale e ben kete hapsire nje dukuri krahasimisht te vecante per te poseduar nje larmi ekologjike e per pasoje nje Geno-Fond me rendesi te madhe. Mjafton te themi se ne hapsiren e rrethit te Lezhes gjenden mbi 70 % e llojeve te bimeve qe gjenden ne vendin tone, rreth 80 % e shpendeve e mbi 80 % e peshqeve e dukuri te tjera mjaft me interes per shkencat biologjike ne shkalle vendi e me gjere. Sot kultivohen 120 lloje bimesh e shume nga keto 2-3 here ne vit.
Ne kete rreth shtrihen te 4 zonat klimatike: zona mesdhetare fushore, kodrinore, para malore e malore.
Iliret-Arberit-Shqiptaret te lidhur fort me token e tyre me bujqesine e blegtorine tokat, farat, kafshet shpendet, bletet e veglat e punes vazhdimisht i permiresonin ato deri ne ditet tona. Nga Eko-tipe te krijuara me mjeshteri nga bujqit qysh ne lashtesi arriten te prodhohen kultivare si fasulja Kallmet, rrushi Kallmet, ulliri Kallmet, delja shkodrane, gjel detit Zadrima, pula e Malesise se Lezhes, bletet e tyre etj. Me kete shpjegohet edhe emetimi i disa zonave si psh, Kashnjet qe do te thote vend me ze ne prodhimin e geshtenjave, Arrenjet vend per prodhimin e arrave, Gajush fushe me objekt te theksuar bujqesor. Gjate mesjetes bujqesia e rrethit te Lezhes mbizoterohej nga dritherart, frutikultura dhe blegtoria. Sikurse ne shumicen e vendeve mesdhetare edhe ne zonen e Lezhes mbillej gruri, meli, bostani, qepa, hudhra, fasulja: ne zonën kodrinore malore me shume mbillej elbi dhe tershera. Sipas relacionit te F. Bardhit, misri deshmohet i mbjelle ne zonen e Zadrimes ne vitin 1641. Qe ne mesjeten e hershme njiheshin familje te fuqishme si ajo e Blinishteve, ne krah ajo e Dukagjineve qe formonin nje palce shteterore te vertete.
Ketu kryqezoheshin rruget qe te nxirrnin ne Kosove. Maqedoni, Dalmaci (pra nje lidhje mes lindjes dhe perendimit). Tregetia e dritherave u zhvillua vecanërisht ne sh.XIII- XV. Qyteti i Raguzes dhe me vone ato te Venedikut, Ankones, e ishujve te Jonit blinin me shumice drithera, vere, vaj, mjalte, dyll, lekure, lende druri, peshk, e fshikeza mendafshi ne fushen e Zadrimes e per rreth. Per kete nje rol te vecante luante edhe gryka e Drinit dhe porti i Shengjinit. Te gjitha keto prodhime kerkoheshin nga tregetarete e huaj per cilesine e mire dhe traditen e lashte. Emrat shqip si grure, elb, theker, te lashta, te vona, kalli, kallez, bishtaje, bath, thierze si edhe fjalet are, mjell, shi (j), byk, leme, zgjedhe, shate, stojze, kashte, jane fjale te gjuhes shqipe.
E gjithe kjo pasuri ekonomiko kulturore ne shekuj, beri te mundur mos shpopullimin e qendrave te fshatrave ne ket zone te cilat ishin fort te lidhura me bujqesine dhe resurset natyrore. Per kete po citojme pjese nga relacioni qe i dergon Kardinalit Kokadino, imzot Pjeter Budi ne Rome me 15 Shtator 1621. Vendi pastaj esht pjellor dhe ka me sasi te madhe çdo lloj ushqimesh, ajrin e ka shume te bute nga me i miri dhe me i shendetshmi, qe mund te gjendet ne bote dhe zakonisht arrihet mosha 90-100 vjec….jane vise te brendshme te mbushura me cdo lloj gjahu, me verera shume te mira, me vajra shume te mira, me grure shume te mire, me kashe me sasi shume te madhe…jane vise te mbushura me lumenj dhe pyje dhe liqene, ku ka sasi te medha te cdo lloj peshku. Me nje fjale perbrenda dhe te gjitha anet eshte nje parajse tokesore. Keshtu shkruan Ipeshkvi i zones se Sapes, Zadrime ne vitet 20 sh.XVII. sipas nje studimi rrezulton se ne zonen e rrethit te Lezhes en fillim te shekullit te kaluar ishin ne pune mbi 176 mullinj uji,16 delostila, 6 mullinj vaji. Ne kete kohe pervec leshit, lirit prodhohej edhe shume fije mendafshi. Me kete shpjegohet veshja shuime e bukur e grave te zones Kallmet, Zadrimes, Bregut te Matit dhe burrave te gjithe zones. Zona e Zaedrimes ushtronte nje bujqesi me nivel te larte kete e verteton udhetari Kolonelo i shkruan qendres ne Paris se zona e nen Shkodres dhe ajo e Zadrimes kane nje nivel bujqesor si tek ne ne France. Per kete nje ndikim patiedhe Lezha ne kete zone ku deshmohet se ne Blinisht, ne Pllane etj, filluan hapja e shkollave ne vitet 30 sh.XVII
TE VEÇANTA NGA BUJQESIA
Rrethi i Lezhes afron kultivimin e 300-500 ha patate te hershme me 300 kv ha per ha. Mbjelljen e 300-500 ha bostan me rendiment me 400 kv per ha. Kultivimin e 150-200 ha me kikirik me rendiment 25-30 kv per ha. Kultivimi e 250-300 ha vreshte ne kultivar per tavoline e per vere ne 250-300 kv ha. Ne zonen e Kune Vainit sipas tradites para 10 vjeteve jane rrit rreth 32.000 fazane, 40000-5000 rosa te egra. Lezha ka kushte per te ndertuar 50-60 ha sesa me ngrohje ku mund te sigurohen 2-3 prodhime ne vit dhe mund te merren 2500-3500 kv per ha.
Ne Lezhe sidomos ne zonen e Zadrimes mund te rriten deri 120,000 gjela deti per mish. Sot jane te organizuar ne kushtet bashkohore. Ferma per rritjen e gjelit te detit si Tome Zeka; Koter:Bibe Doda Kallmet; Gjergj Jaku Koter etj.
Jane kushtet per te kultivuar 250-300 ha kryesisht qershi, kajsi, dardhe, fiq te eger. Tradite te vjeter kjo ne rrethin e Lezhes.
Bletet mund te arrijne deri 2500 zgjoj. Sot dallohen Hile Hila Gjader; Pal Kasim Ishull Lezhe. Ne kushtet e Lezhes merren 20-25 kg mjalt per zgjua.
Jane kushtet per te rrit krimbin e mendafshit ne rrethin e Lezhes sot po punohet ne kete drejtim ne fshatin Blinisht.
Peshkimi eshte nje nga resurset me fitimprures ne rrethin e LeZhes. Peshku zihet ne dete, ne lagune, lumenj e liqene artificiale. Lezha dallohet per numrin e larte te llojeve te peshkut; arrin deri ne 60 lloje ne ujrat e embla dhe ne det— (tab 9).
Ne rrethin e Lezhes cdo vit rriten shume lloje bimesh mjeksore. Me rendesi eshte sherebela. Prodhimi mesatar vjetor arrin ne rreht 2000 ton. Sherebela e mbledhur ne kete rrreth eshte me e kerkuara ne treg.
Ne fshatrat e Lezhes ka nje tradite per prodhimin e artizanatit me fill leshi, pambuku, liri, mendafshi. Piceta, peshqire, çanta e shume te tjera.
Per te gjitha keto kerkohe hartimi i nje srategjie me afat te shkurter e te mesem qe te nxise e mbeshtese fermert dhe prodhimin bujqesor ne rrethin e Lezhes.
VËSHTRIM HISTORIK MBI LEZHËN
Ftillëzimi i historisë njerëzore gjallon në Lezhë që në periudhën parahistorike, në epokën e bronxit dhe të hekurit. Akeologjia hap enigmat e mbylluratë zanafillës. I vetmi objekt përfaqësues i dorës së njeriut prehistorik, që është gjetur deri më sot në këtë areal është një sopatë e vogël prej guri punuar, gjetur rastësisht gjatë gërmimeve për hapjen e themeleve të një godine në qëndrën e Lezhës. Është sopatë guri e tipit të quajtur “gjuhë lope”. Vetvetiu kjo vepër në miniaturë zmadhohet në përfytyrimin tonë si dëshmi e ekzistencës së vendbanimit prehistorik dhe është një motiv ngacmues për zbulimet e ardhshme në rrafshin e prehistorisë.
Epoka e bronxit dhe e hekurit përfaqësohet nga një koleksion objektesh : armë, vegla pune, vathë, fibula etj. Zona e Lezhës dhe zonat në kufi të saj janë zona minerale të pasura me bakër. Ky resurc ka qenë gjithnjë burim i jetës dhe i punës. Zbulimi më i madh arkeologjik i epokës së bronxit është gjetja e thesarit prej 120 sopata prej bronxi, shumica të vogla të tipit kelt dhe të tjerat më të mëdha të tipit “dalmato-adriatikas”. Ky thesar u gjet në Torovica, 13 km në Veri të Lezhës. Mes tyre qe dhe një sëpatë bronxi e tipit italik, që saktësoi datimin e krejt thesarit në shek. X para erës sonë. Ky thesar shpreh një fazë paraardhëse të sistemit monetar, sepse shkëmbimi i tyre parakupton vlerat e sopatave si simbole paramonetare të shkëmbimit. Kodërvarret, varrezat tumularë, që ndodhen në të gjithë hapësirën cirkulare të Lezhës kanë dhënë objekte të rëndësishme të kulturës së hershme ilire. Mes tyre është gjetur dhe një shpatë e tipit “Niken”, prej bronxi, gjë që simbolizon trafikun dhe lidhjen me kulturën e gjeomikenas, vetëkuptohet nëpërmjet detit në këtë qerthull. Materiali arkeolgojik i zbuluar në Blinisht, në Troshan, në Daj, në Kallmet, në Spite, në Malësi të Lezhës tregon për një cikël të vendbanimeve parahistorike të etnosit ilir. Madje edhe në kreshtën e malit të Shetbunit janë gjetur gjurmë muresh të sistemit mbrojtës parahistorik, që i takon si kohë periudhës së vonë të bronxit.
Qëndrat prehistorike vetvetiu shndrrohen në qëndra protourbane, paraqytetar. Vendbanimet e fortifikuara protourbane janë jo vetëm në malin e Shelbunit, por edhe në vetë kodrën e Lezhës. Këto vendbanime protourbane do të koncentrohen dhe do të krijojnë një simbiozë për të kaluar në fazën më të lartë atë urbane, pra të strukturës qytetare dhe të konceptit të ekzistencës dhe funksionimit të qytetit antik.
Faza urbane nis dhe dokumentohet nga autorët e lashtë dhe përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisso, Lissum. Banorët e qytetit janë quajtur Lisitam. Emrat etnikë, sipas Stefan Bizantinit qenë : Lissios dhe Lisseus. Jeta qytetare është fryt i zhvillimeve në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë Jugperendimore gjatë shekujve 5-6 para erës sonë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me epokën e jetës qytetare në të gjitha qëndrat e mëdha në bregdetin lindor të Adriatikut, me njëkohësinë e strukturimit qytetar në Shkodër, Ulqin, Rizon etj. Duke u bazuar në formën e mirëfilltë dhe të plotë të qytetit të zhvilluar të Lezhës, me përfundimin tipik të sistemit mbrojtës mund të caktojmë se jeta urbane e tij lidhet me fundin e shek.IV para erës sonë. Të rralla janë qytetet antike të Shqipërisë, që kanë ndërtime mborjtëse të fortifikuara, aq të bukura dhe të fuqishme për nga konstruksioni, teknika e ndërtimit dhe pozicioni. Lezha është një nga qytetet më të mëdha dhe më të fortifikuara të krejt Ilirisë. Madje sistemi i fortifikimit të Lezhës është më i fuqishëm se ai i Apolonisë dhe Ilirisë.
Lezha funksionon si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si liman lumor në skajin më jugor të shtetit ilri të Ardianëve dhe spikat për rolin e rëndësishëm në shek.III p.e.sonë. Lezha është pikë strategjike për lëvizjen e Flotës Ushtarake Detare Ilire dhe bëhet një qëndër emblematike në kohën e sundimit të mbretëreshës ilire, Teuta, e cila riorganizoi dhe fuqizoi Flotën Detare Ilire për operacionet luftarake ndaj Epidamnit, Korfyrës, qyteteve të tjera të Greqisë, deri në thellësi të Mesdheut. Qyteti i Lezhës dhe fortifikimi i tij Akrolisi, për herë të parë shënohet në burimet historike nga historiani Polidi, i shek.II para erës sonë. Ky autor i jep hapësirë në përshkrimet e tij luftrave iliro-romake, ngjarjeve që u zhvilluan në tokën ilire gjatë luftrave maqedono romake, gjatë viteve 264 dhe 146 para erës sonë. Qyteti i Lezhës është emër kryesor në traktatin e paqes, ndërmjet mbretëreshës ilire Teuta dhe përfaqësuesve të Romës në vitin 229 para erës sonë. Lezha caktohet nga romakët si kufiri më jugor i lundrimit të anijeve luftarake ilire në Adriatik. Fakti që romakët e njohin këtë qytet është domethënës. Por kufizimi i lëvizjes së Flotës Ilire nuk u respektua gjatë, në vitin 220 para erës sonë, strategu i famshëm ilir Skerdelajdi së bashku me Demetërfarin, u nisën nga bregdeti i Ilirisë me 90 anije, kaluan kufirin tabu të Lezhës dhe vazhduan lundrimin luftarak në drejtim të ishujve Qylkade.
Është pikërisht Polibi, i cili thotë se Filipi V, mbreti i Maqedonisë shpresonte të shtinte në dorë Lezhën dhe Akrolisin. Ai përpiloi njëplan strategjik, u nis me ushtri të madhe tokësore dhe mbas një udhëtimi 2-ditor, qëndroi pranë lumit Ardoksan, pranë Lezhës. Polibi u impresionua dhe qe i kujdesshëm para këtij qyteti të fortifikuar shumë mirë. Akrolisi ishte më i lartë dhe akoma më i fortifikur, duke e bërë të pamundur pushtimin e tij. Filipi i V, synoi në hapësirën midis Lezhës dhe rrëzës së malit të Akrolisit. Ai pjesën më të zgjedhur të ushtarëve të armatosur lehtë e fshehu në disa lugina të pyllëzuara nga ana e brendshme e tokës. Me pjesën tjetër të ushtrisë, ai sulmoi nga ana e detit nga perëndimi. Polibi shënon “brenda në Lezhëishin grumbulluar forca të mëdha, nga krahinat e afërme ilire, të ardhura menjëherë aty sapo kishin dëgjuar për ardhjen e Filipit. Sa për Akrolisin ilirët kishin besim aq të madh në fortifikimin e tij, saqë kishin lënë atje vetëm një ushtri të pakët për ta ruajtur”. Ahere Filipi V përdori një strategjenë ushtarake, mbajti në fushë ushtarët e armatosur rëndë, kurse ata që ishin armatosur lehtë i nisi sulm drejt kodrave. Vendasit i thyen lehtë pararojat e Filipit, duke marrë guxim nga kjo dolën nga qyteti dhe zbritën në fushë, të njëjtën gjë bënë edhe ushtarët që ruanin Akrolisin, që kujtuan se Filipi u kthye dhe po tërhiqej nga fusha e betejës. Po në këtë çast ushtarët maqedonas, që ishin të fshehur u turrën me forcë kundër ilirëve. Gjithashtu edhe ushtarët e armatosur rëndë në fushë të Filipit kundërsulmuan. Trupa mbrojtëse e Akrolisit nuk pati kohë të rikthehet në fortifikimin e tyre sepse ju pre rruga nga ushtarët maqedonës që i kishin zënë pritë. Falë kësaj strategjie dinake, Filipi V, mbas luftimesh të mëdha dhe të përgjakshme e pushtoi Lezhën dhe Akrolisin. Kjo gjë ndodhi në vitin 213 para erës sonë. Filipi V më 216 dhe 214 para erës sonë kish sulmuar dy herë edhe qytetin e Apolonisë dhe kish kërcënuar edhe Epidamnin por nuk mund t’i pushtonte. Por pushtimi maqedonas qe i shkurtër. Është Polibi, që e përmend qytetin e Lezhës, në shek e II para erës sonë si qytet rezidencial i Gentit, mbretit të famshëm dhe të fundit ilir. Në këtë qytet të fortifikuar Genti priti delegacionin maqedonas, të dërguar nga Taseu, mbreti i Maqedonisë, për të finalizuar një marrëveshje për lidhjen e një alenace miqësore mes shtetit ilir dhe atij maqedon. Këto bisedime me kthim dhe dërgim delegacionesh përfunduan në qytetin Meteon të Labeatisë. Marrëveshja u arrit dhe mbreti Gent dërgoi përfaqësuesit e tij së bashku me ato të Perseut për të shkuar në ishullin e Rodit për të bërë së bashku një alenacë tripalëshe kundër Romës. Sipas kronikave historike Genti i pozicionuar në luftë të hapur kundër romakëve mblodhi në qytetin e Leshës 15.000 luftëtarëtë armatosur. Ai nisi një njesi luftarake prej 1000 këmbësorësh dhe 10 kalorësish të kryesuar nga i vëllai, për të nënshtruar fisin e Kavove, ndërsa vetë u nis kundër qytetit ilir Basanje, 5 milje larg Lisit, që në atë lak kohor ishte aleat i romakëve. Gjithashtu Genti dërgoi dhe 80 anije për të plaçitur tokat e epidamnasve dhe apoloniatëve që ishin pro Romës. Këto veprime të Gentit patën një kundërveprim të fuqishëm të romakëve dhe në luftën iliro-romake të vitit 168 para erës sonë, Genti u dorëzua në qytetin e tij, që e kryeqendër e shtetit ilir në Shkodër.
Duke parë burimet e lashta dhe të dhënat e autorëve antikë mësojmë se për themelimin e qytetit të Lezhës i atribuohet një rol kolonizues një personaliteti të njohur të kohës Dionist Plak, tiran energjik i Sirakuzës. Kështu Diodori i Sicilisë, që ka jetuar në kohën e Jul Qezarit dhe Augustit thotë se Dionisi plak, kishte projektuar një fushatë të kolonizimit të bregdetit ilirtë Adriatikut me drejtim nga perëndimi në lindje dhe kish dërguar kolonë për të themeluar qytetin e Lezhës në vitin 385 para erës sonë. Kjo e dhënë historike është marrë si e mirëqenë nga shumë dijetarë, por edhe është vënë në dyshim nga dijetarë të tjerë. Në të vërtetë që në shek.XVIII nga dijetari Lucius është vënë në dyshim themelimi i një kolie saraguziane në Lezhë, i cili thotë se ka një konfondim dhe lapsus grafik të emrit në kronika, se nuk është themeluar qyteti Lissos, por qyteti Issa, në ishullin Hva në bregdetin dalmat. Pra ky konfondim toponimik ka krijuar një debat në rrafshin e dijetarëve historianë. Një analizë të hollësishmë të tezave mospërputhëse për kolonizimin ose jo nga ana e Dionisit Plak të Sirakuzës, është bërë nga dijetari G.Novak, i cili është nga njohësit më të mirë të veprimtarisë kolonizuese të Dionisit Plak në Adriatik.
Në të vërtetë teza se Lezha është themeluar nga Dionisi Plak i Sirakuzës më 390-394 para erës sonë, është hedhur poshtë me argumente të shumtë të dala nga gërmimet arkeologjike nga ana e dijetarëve shqiptarë, por edhe më parë nga arkeologë të huaj. Ndonëse nuk mund të mohohet historikisht një ndikim nga perëndimi në Lindje i Dionisit Plak të Sirakuzës edhe në Lezhë, prapseprapë nuk mund të bëhet fjalë për një kolonizim, sepse funksionimi i Lezhës si njëis e plotë qytetare në shek.IV para erës sonë, qe një realitet i pamohueshëm dhe se dri më sot nuk janë gjetur dëshmi dhe gjurmë të kulturës saraguziane, as monedha dhe as objekte materiale të Sirakuzës në qytetin e Lezhës.
Themelimi i qytetit të Lezhës është në çështje e hapur shkencore por teza e autoktonisë ilire të qytetit te Lezhës, që paralelizohet në të njejtën hapësirë kohore edhe më qytete të tjera ilire të mëdha është më bidëse dhe më e saktë.
Lezha si qytet me hershmërinë e saj përfaqësonte një qerthull të një fisi ilir prej të cilit trashëgonte emrin e tij Lissitan. Ky emër dokumentohet nepërmjet monedhave të prera nga qyteti. Më vonë Lezha do të jetë kryeqëndra e krahinës së banuar nga pirustët, që sipas Strabonit bënin pjesë edhe në fiset ilire panone, që patën prijës Baton, gjë që tërthorazi jepet edhe nga dokumente të tjera. Pirustët dhe desidiatët dalmatë në gjysmën e dytë të shek.I janë quajtur nga dijetari romak Paterkuli si të pathyeshëm, jo vetëm në saj të pozitës së vendeve dhe maleve, por dhe të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së tyre të çuditëshme luftarake. Dijetari Tit Livi dimensionon zonën ushtri e fis ilir i pirustëve, konkretisht ndërmjet taulantëve, desaredëve, banorëve të Rizonit, Ulqinit dhe Shkodrës. Në kohën e mbretit ilir Gent, fisi ilir i pirustëve përbënte një nga forcat kryesore të tij luftarake kundër romakëve. Edhe pas pushtimit romak të ilirisë, pirustët zhvilluan rezistencë të ashpër dhe për të shuar kryengritjet e pirustëve vjen vetë në Iliri, Jul Çezari. E tërë historia e mësipërme, tregon jo vetëm lëvizjet e mëdha nga Lindja (maqedonasit) dhe nga Perëndimi (romakët), por edhe vetë strukturën e organizuar të ilirëve, luftërat e tyre për liri dhe mosnënshtrim dhe caktimin e Lezhës si një qytet emblematik, emri i të cilit referohet në traktate apo në kronika të rëndësishme të ngjarjeve me karakter ndërballkanik por edhe mesdhetaro-adriatikas.
EMRI I LEZHËS
Qyteti antik i Lezhës cilësohet si Lissitan. Janë bërë disa zbërthime etimologjike deri më sot nga dijetarë të ndryshëm. Është përngjasuar emri Lezhë, apo Liss me fjalën shqipe “Lis’ ç’ka përbën një etimologji popullore. Ka të tjerë që emrin Lezhë e lidhin me emrin Alesio, ngaqë përmendet në dokumentet mesjetare shumë shpesh, me kuptimin Aleks, madje dhe Aleksandër. Ky emër lidhet edhe me emrin e Llesh apo Lek Dukagjinit si derivate të emrit më të plotë Aleksandër. Këto shpjegime etimologjike janë gjithashtu në rrafshin e etimologjisë popullore, dhe duhet thënë, se emri topik Lissitam çka parakupton rrënjën Liss, është një emër autentik ilir, kuptimi i të cilit, për arsye të një lartësie tepër të skajshme mund të themi se nuk ka mbetur i zbërthyer shkencërisht kënaqshëm deri më sot.
Ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë së këtij rajoni veçojmë:
- Krijimi i shtetit të parë Shqiptar, shtetit të Arbërit në vitin 1190, emblema e të cilit është gjetur në Gëziq të Mirditës dhe ruhet në Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë, ashtu si dhe emblema e Skurajve të Kurbinit e gjetur në Pllanë.
- Në qytetin historik të Lezhës, nën drejtimin e Heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skendërbeu, më 2 Mars 1444, u mbajt Lidhja e Lezhës (Besëlidhja e Lezhës) e cila bashkoi princat shqiptar në luftën e përbashkët antiosmane.
- Në truallin e këtij rajoni u hapën shkollat e para shqipe në rafshin kombëtar, si shkolla e Ipeshvnisë së Shnapremtes në Kurbin në vitin 1632, shkollat e Pllanës dhe Velës të vitit 1638, shkolla e Blinisht të Zadrimës e vitit 1639 etj.
ZHVILLIMI URBANISTIK
Qyteti antik i Lezhës është i vendosur në një terren të dyfishtë: kodrinor dhe fushor dhe muret rrethuese përfshijnë një sipërfaqe prej 20 ha. Urbanistika e qytetit të fortifikuar ka katër zona kryesore: 1.zona e pjesës së sipërme. E vendour në majë të kodrës, 2. zona e pjesës së mesme e shtrirë në shpatet kodrimore 3. zona e pjesës së poshte poshtë kodrës 4. zona breglumore me shtrat të lumit Drin dhe murit perëndimor të qytetit. Sipas studjuesit Koço Zhegu, sejcila nga këto zona ka patur një funksion të veçantë dhe njëkohësisht të ndërlidhur. Kështu ka ekzistuar nga zona e i deri te e IV kude respektuar dhe pozicionin natyror të mbrojtur shtrirjet urbane ku qenë vendosur institucionet shtetërore, territori i banuar në mënyrë të dendur, qëndra zejtaro-tregtare dhe më poshte porti lumor, që ndërlidhte Lezhën me tërë rrugët detare të Adriatikut. Pjesë përbërëse e Lezhës ishte Akrolisi, që qe në pikën kulmore dhe më të veçantë të sistemit mbrojtës të qytetit. Planimetria urbanistike e Lezhës është e veçantë dhe e papërsëritur në asnjë nga qytetet ilire të njohura deri më sot. Mund të thuhet se moduli urbanistik i Lezhës antike nuk është bërë sipas shembullit të qyteteve bashkokohore në Greqi, Maqedoni dhe Epir por nuk mund të karakterizohet tipologjikisht si qytet me akropol. Urbanistika e periudhës ilire trashëgon deri më sot planimetrinë e mureve rrethuese, kullat mbrojtëse, të gjitha hyrjet dhe një pjesë të rrugës kryesore të pjesës së poshtme të këtij qyteti. Në planimetrinë e Lezhës ilire përcaktohen qartë 11 porta të mëdha dhe të vogla, që lejonin të hyje në qytet në të gjtihë drejtimet. Nga këto dy janë në pjesën e sipërme, 6 në të mesme dhe 3 në qytetin e poshtëm. Në qytetin e sipërm porta kryesore ka qenë e vendosur në anën Lindorë për të komunikuar me Akrolisin, porta e dytë qe në anën Veriore, që e lidhte qytetin me zonën fushore me krahinën veriore. Porta më e madhe ka një hapësirë drite prej 4,20 m dhe në zgjidhje planimetrike është krejt e veçantë në krahasim me të tjerat. Një tjetë rportë e veçantë e qytetit quhet porta e burimit, sepse kishte lidhje me një burim uji në afërsi të saj. Në qytetin e mesëm porta kryesore quhet ajo e Gaviavit. Si element karakteristik të portave të qytetit janë përmasat e tyre madhështore, gjë që nuk vihet re në qytete të tjera ilire. Zgjidhjet e tyre arkitektonike janë përshtatur me terrenin, pjerrësinë dhe funksionet përkatëse. Brenda qytetit të Lezhës, ruhet dhe rrjeti i rrugëve të degëzuara dhe të kryqëzuara në brendësi. Nga të jashtmet, që hyjnë në qytet janë tri, ajo që vinte nga Jugu, një tjetër nga Veriu dhe e treta nga Verilindja.
Skema e mureve mbrojtëse të Lezhës përfshin një gjatësi pej 2600 m. jo më kot Polibi ka fiksuar përshtypjen shumë të madhe, që i bën këto mure mbretit Filipit V të Maqedonisë.
Pjesa e sipërme e quajtur Akrolis është pjesa më speciale e fortifikimit. Trajtimi stilistik i mureve përmban dy stile ndërtimi, që i përkasin një faze të vetme kohore, që lidhen me veçoritë stilistike dhe morfologjike të mureve epirote-ilire. Nga një llogaritje e përafërt del se janë afro 100 mijë metro kub gurë dhe mbi 80 mijë copë blloqe. Kjo kryevepër inxhinierike ndërtimore është e pashembullt në territorin shqiptar.
ARTIZANATI DHE ZEJTARIA
Artizanati ndërtimore lidhet me prodhimin e tjegullave dhe pllakave prej balte, me poçerinë vendase shumë të zhvilluar. Një numër tjegullash mbajnë vulën e pronarit të punishtes me emrin EOBTAIO. Ky emër lidhet me të njejtin emër, që gjendet edhe me monedhat e gurvarret e zbuluara në qytetin e Durrësit. I madh është numri i amforave të zbuluara këtu, disa prej të cilave kanë edhe vula në formë simbolesh apo monogramesh. Në disa amfora vula ka të rafiguruar lulen e shegës, simbol ky i njohur për amforat me prejardhje nga ishulli i Rodit. Një vulë e një amfore tjetër mban emrin ilir Gent dhe emrin tjetër po ilir Suri, pronar i punishteve vendase. Janë gjetur edhe enë tryeze me kanilyra të tipit inafie dhe enë të tipit megara. Këto objekte i përkasin si kohë shek.III-i para Krishtit.
Me interes janë dhe objektet prej bronxi apo dhe prej hekuri si fibula, byzylykë, unaza, gjilpëra, grepa peshkimi, thumba dhe gozhdë të vogla, maja heshtash, shpata etj. Nga një gur varri i gjetur në Lezhë, i shek.II para Krishtit, mësojmë emrin e arkitektit Hieroni, i biri i Leonit. Është fjala për një arkitekt që ka punuar në këtë qytet ilir.
SHËNGJINI, OSE NYNFEUMI
Një qytet asteroid i Lezhës është Shëngjini, 8 km në Veriperëndim, në bregun e Adriatikut. Jul Çezari, në veprën “Lufta Civile” e përmend emrin e këtij limani si Nymfeum në vitin 48 para Krishtit. Këtu erdhi Flota e Mark Antonit në fushatën e Çezarit kundër Pompeut. Emri Nymfeun lidhet me çetën e nymfave apo të zanave. Nymfeuni, është njohur në epokën romake si një liman shumë i mbrojtur “Tutisimuss portus”. Në mesjetë ky lima njihet me emra të tjerë, quhet limani Meduo. Në një hartë të shek.XIII të Pjetër Viskontit njihet madje edhe me emrin Medea. Gjatë mesjetës përmendet ky liman si “Portus”, “Medue”, “Porto di Medea”. Etimologjia e këtij emri ka mbetur ende pa u sqaruar. Sipas A.Majerit termi Medua, lidhet me emrin antik të qytetit Medeon – Meduni i sotëm, në bregun dalmat. Sipas disa dijetarëve të tjerë emri Medea është një jehoë e mitit të argonautëve dhe të princesësh Medea të Kolkitës gjatë shtegtimit në Adriatik nga Ulqini deri në ihullin e Korfuzit. Emri i Medeas është lidhur edhe me emrin e fshatit Mjedë. Gjithsesi ky toponim mbart një jehonë mitologjike të stërlashtë. Kurse Shëngjin është një kalk i emrit të shenjtorit Shën Gjin, ose i shenjtorit Shën Gjon Pagëzuesi, që shkurtimisht ka dhënë fjalën Shëngjin. Në hartat e P.Gasparit dhe P.Coronellit, limani quhet San Giovanni di Medua. Kemi kështu një ndërthurje të një toponimi mitologjik pagan të lashtë me emrin e një shenjtori të krishterë. Pra një simbiozë mendësisht mitologjike dhe fetare deri në kohën e sotme.
Limani i Shëngjinit ka qenë në të gjithë kohërat limani detar i Lezhës. Kjo lidhje nuk është zhdukur asnjëherë dhe në ditët tona është përjetuar një rol i ri i Shëngjinit, lidhur edhe me rrugët e lidhjes së Shqipërisë me Kosovën. Limani i Shëngjinit është më i rëndësishmi liman detar në Veri të Durrësit. Vetvetiu merr atribute të veçanta për të ardhmen. P.Coronelli, kartograf i njohur venecian i shek.XVII në hartën e vet të Drinit dhe Bunës e cilëson Shëngjinin si liman të aftë për anije të mëha (Porto Medua Capace di Grannavili). Krahas limanit të Shëngjinit në shekuj është shfrytëzuar edhe një tjetër lima fort i përshtatshëm për strehimin e anijeve 2 km në lindje të tij pikërisht, në vendin ku ndodhet sot e veçuar nga deti këneta e thellë e Knaves. Ky liman natyror përmendet në burimet dokumentare të shekujve XV-XVII me emrin “Saca”, që ruhet edhe sot si trashëgim historik nga lagja Saka në Jug të qytetit Shëngjin. Rëndësia e Limanit të Shëngjinit u shtua mjaft vetëm pas vitit 1880 kur Ulqini, ky qytet shqiptar ju dorëzua padrejtësisht Malit të Zi, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Berlinit. Plazhi i Shëngjinit përbën një nga resurset më të veçanta turistike detare jo vetëm të Lezhës por edhe të Shqipërisë, sidomos duke patur parasysh parkun ekologjik të rrethinës.
KRISHTËRIMI NË LEZHË
Në territorin e Lezhës krishtërimi është i hershëm që në kohërat apostolike, kjo dëshmohet edhe arkeologjikisht, si dhe nga autorët e lashtë. Një rëndësi të posaçme për krishtërimin e hershëm në Lezhë ka dëshmia unikale e Marin Barletit në librine dytë të veprës së tij epokale “Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeut”. Barleti tregon për viset rreth lezhës e Zadrimës përqark lumit Drin: atje shihen shumë gjurmë të lashtësisë, qytete e tempuj fort të përmendur të Perëndisë, të cilët tani të sheshuar dhe të bërë gërmadhë po dergjen me shumicë përpara syve tanë. Po në këtë vend vërehen dhe përmendoret prej mermeri në të cilat mund të shikohen shume emra perandorësh romake etj. Në to dhe disa gjurmë nga të cilat kuptohet me një mënyrë të mjaftueshme se po këtu, apostulli i parë u ka predikuar njerëzve besimin e Krishtit. Disa gjurmë të bazilikave të Antikitetit të Vonë flasin për një krishtërim të zhvilluar , i cili në mesjetë zotëron të tërë zonën. Lezha përmendet si qëndër peshkopale e rëndësishme gjatë periudhës së Perandorit ilir Justiani i Madh. Zbulimi 1 km larg Lezhës në rrugën që çon në Shëngjin i absidës së një kishe të Antikitetit të Vonë, i dis kapiteleve me gjethe akanti mund të identifikojnë Katedralen e Peshkopit, njohur me emrin Joan, i cili emërtohet peshkop i Lezhës me letrën e Papa Georgit të I, dërguar në vitin 592.
Në shek.XIII shën Françesku i Asizit, gjatë kthimitbtë tij nagSiria (para vitit 1221) ndali në Lezhë, ku themeloi të parin kuvend françeskian në Shqipëri. Dy dekada më vonë ndërtohet kisha e françeskanëve në kodrën përballë qytetit, e cila ka patur një gur mbishkrimi të skalitur në latinisht :
POC TEMPLUM FRATON MINORUM AEDIFICATUM EST ANNO MCC XV
Që përkthehet në shqip : Ky tempull i vëllezërve minorë françeskanë është ndërtuar më 1240. nga të dhëna të tjera historike mësojmë se në këto treva kanë lëvizur edhe pjesëtarët e urdhërit fetar të domenikanëve dhe të benediktinëve. Sidoqoftë françeskanët janë urdhëri fetar, që ka mbijetuar më gjatë në këtë zonë. Një gojëdhënë e ruajtur në rajonet e Venedikut, sipas At Vinçens Prenushit thotë se Shën Françesku i Asizit, duke u larguar nga Shqipëria mori një degë pishe të egër që e mbolli pranë Kishës së Kuvendit Françeskan të Ishullit Deserto afër Venecias. Pema u rrit dhe u quajt Kisha e Shën Françeskut. Deri vonë është ruajtur trupi i thatë i kësaj peme, grimcat e së cilës u shpërndaheshin besimtarëve për devocion.
Kuvendet e vëllezërve françeskanë kanë qenë vatra të rëndësishme intelektuale madje edhe të mësimit të gjuhës shqipe në mesjetë e më vonë.
Të dhëna të shumta për besimin katolik në Lezhë kemi nga relacionet drejtuar Papatit në shek.XVII rëndësi të veçantë merr familja e Bardhëjve. Nga kjo familje kanë dalë peshkopë e dijetare te famshëm shqiptarë si Tosol Bardhi (1490-1582), Nikollë Bardhi (1551-1617), Gjergj Bardhi i shek.XVII dhe sidomos Frang Bardhi i nipi i Gjergjit, një nga figurat më madhore të kulturën kombëtare shqiptare. Si kishtar i njohur përmendet edhe Mihal Bardhi, Nino Bardhi dhe Pal Bardhi, po në shek.XVII. Nga familja e bardhajve, shquhen dhe prijca ushtarakë si Preng dhe Pal Bardhi, që shërbyen në flamurin e Venedikut.
Lidhur me rëndësinë e madhe të fesë katolike si ndërlidhëse e shqiptarëve me Italinë dhe Evropën Perendimore, theksojmë se Lezha bëhet qëndra e dy kuvendeve të mëdha historike, e Kuvendit të Lezhës më 1444 dhe e Kuvendit të Arbërit më 1703.
Nga gërmimet arkeologjike por dhe nga të dhënat e relacioneve të M.Bicit, B.Orsinit etj., mund të konstruktojmë koleksionin e kishave të zonës së Lezhës. M.Bici flet për një kishë të madhe që zintë 2000 vetë jashtë qytetit në breg të lumit të Drinit, ku shërbenin fretërit françeskanë, të cilët kishin edhe një kuvend në qytet. B.Orsini përmend kishën e Shëngjergjit në qytet, kishën e Shën Marisë së Borës, kishën e Shën Sebastianit, kishën e Shën Nuciatës, kuvendin e vogël të fretërve me një kapele përbrenda, kishën e Shën Margaritës, kishësn e Shën Marisë, kishën e Manastirit të Shën Antonit etj. Gjithashtu dokumentohet edhe kisha e Shën Ethumesië në Kashnjet. Teodor Ipen flet për manastirin e vogël të Françeskanëve të rindërtuar të shek.XX ku ka qenë dhe një gur i murosur në portal me mbishkrim në gjuhën latine, pjesë e një arkitrau të portës së një faltoreje më të vjetër.
KATEDRALJA E SHËN NIKOLLËS
Katedralja e Shën Nikollës ka një rëndësi të posaçme historike për shqiptarët jo vetëm për Kuvendin e Lezhës por edhe si vendvarrim i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Kjo katedrale në shek.XVII qe shndrruar në xhami. Themelet e saj janë të shek.XIV, katedralja është e tipit bazilikar me gjatësi 17 m dhe gjerësi 8 m. ruhet në muret e saj një afresk i Shën Nikollës. Sot rrrënojat e Katedrales së Shën Nikollës janë shruar në memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, padyshim një nga monumentet më të mëdha të historisë kombëtare të shqiptarëve në të gjitha kohërat.
KUVENDI I LEZHËS
Më 2 mars 1444 në qytetin e Lezhës që ishte në zotërimin e Venedikut u organizua Kuvendi i Princërve Shqiptarë, ku morrën pjesë Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Dukagjini, Pal Dukagjini, Teodor Korona Muzaka, Lek Zaharia, Lek Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani, Stefan Cenojeviçi etj.
Ky kuvend u bë në Katedrelan e Shën Nikollës dhe jo rastësisht në Lezhën venedikase. Kuvendi krijoi “Lidhjen Shqiptare” me Skënderbeun si kryetar të saj me titullin : “Kapiten i Përgjithshëm” (Capitaneus Generalis). Kuvendi i Lezhës është nga ngjarjet më të mëdha unifikuese të kombit shqiptar në histori.
KUVENDI I ARBËNIT, MERQI 1703.
Kuvendi i Arbënit, mbajtur në fshatin Merqi pranë qytetit të Lezhës, është një nga dëshmitë më të rëndësishme të historisë së kulturës sonë kombëtare, një nga ato dëshmi të dokumentuara me vlera të shumëfishta: gjuhësore, historike, arsimore, etnografike. Në studimet e deritanishme dokumenti i shkruar latinisht e shqip i Koncilit të Arbënit ka qenë trajtuar vetëm si vlerë për historinë e gjuhës dhe, për shkak të përmbajtjes religjoze, i janë anashkaluar vlerat e tjera, që, siç i përcakton autori i studimit, “janë edhe letërsi, kulturë, etnografi, art, filozofi dhe politikë”. Vetë argjipeshkvi i Tivarit, Visk Zmajeviçi (1701-1713), që udhëhiqej nga diviza iluministe: “Populli em u ba rob se nuk pat dien”, shkruan në një relacion se dokumenti i Koncilit në gjuhën shqipe “do t’u shërbejë pikërisht priftërinjve, por edhe të gjithë atyre që dëshirojnë të kuptojnë gjendjen e shqiptarëve, kryesisht në Shqipërinë Veriore në fillim të shek.XVII”. Dhe me të vërtetë Koncili na njeh me kisha e manastire që sot u dihen ose jo rrënojat, por edhe me persekutimin e besimtarëve katolikë shi në ato vite kur islamizimi i popullsisë vendase ishte çështje ekzistence.
Koncili i Arbënit ka karakter atdhetar, veçanërisht, sepse del hapur në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe të arsimit në Shqipëri. Kështu, në vendimet e Koncilit të Arbënit përcaktohen masa konkrete për shkollat dhe librat në gjuhën shqipe. Aty flitet “përmi shkoll’ t’Kurbinit e t’Leshs”. Shkollën e Lezhës, që aso kohe funksiononte në fshatin Velë, pak kilometra larg qytetit, e drejtonte ipeshkvi i Lezhës, Gjergji. Aty mësonin të rinj (xhakojtë), që më vonë do të shërbenin si priftërinj. Ata duhej të mësonin “me kndue, e me shkrue”, gramatikën dhe gjuhën latine, “në mos tepër mirë, bare (së paku) nevojisht”. Por nuk duhet kuptuar kjo shkollë vetëm në qëllimet e veta kishtare, sepse në vendimet e Koncilit të Arbënit theksohet: “t’mundohet me gjith gjoks me i vlit (shërbue) kishs e gjith dheut… prej meshtarve t’urtë, t’divocem, e t’dijshëm”, f.88d.
Në rrethinat e Lezhës e më gjerë shkolla të tilla kanë ekzistuar edhe më parë dhe në vazhdim. Mjafton të kujtojmë formimin kulturor të Frang Bardhit (1606-1643) në Kallmet dhe pranë famullive të Zadrimës, të Pjetër Budit (1566-1622) në rrethinat e Matit dhe të Pjetër Bogdanit (1627-1684) në rrethinat e Prizrenit dhe të Shkupit. Një dëshmi tjetër e vazhdimësisë së këtyre shkollave, së paku deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë, është arsimimi i poetit zadrimor Pjetër Zarishi (1806-1866), nismëtar i letërsisë sonë të Rilindjes Kombëtare etj.
Studiuesi kosovar Engjëll Sedaj e ka cilësuar Kuvendi i Arbënit, si një “kujtesë të dokumentuar dhe të pashlyeshme të historisë së popullit shqiptar në dimensionet më të gjëra të jetës së tij”.
Dëshminë më të hershme të ekzistencës së kishave të ritit latin në rrethinat e Lezhës e gjejmë në relacionet e shekullit XVII të Frang Bardhit, i cili pohon se kishat e juridiksionit të tij në Zadrimë, tanimë të ritit latin, “të gjitha janë të pikturueme me piktura greke (kupto: bizantine), por ma të shumtën Virgjina me fëmijën në prehën, apostujt dhe etnit Bazili, Athanasi, Krizostoni e të tjerë” (Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore në shek. XVII,vol.II, f. 221). Disa fragmente pikturash murale me vlera unikale janë ruajtur deri në shekullin tonë. Të gjitha kanë qenë afresket e kishës së sh’Misë në Kallmet, shkatërruar përfundimisht më 1967, dhe të kishës së Pllanës, që ruhen në gjendje relativisht të mirë edhe sot e kësaj dite.
VËSHTRIM ETNOGRAFIK
Në këtë areal kulturor gjeografik mbizotërojnë veshjet tradicionale, për burra e për gra, të tipeve të ndryshme sipas prejardhjes së popullsisë, po edhe të përziera me elementë të veçantë. Ndjehet në to ndikimi i tregut të Shkodrës, të Milotit, të Krujës, po dhe nga veshja prezore (nga Preza) të Tiranës.
Por në përgjithësimbizotërojnë katër tipe të veshjes:
1) Ajo e Malësisë së Madhe: veshje me xhubletë, një kostum me fund me formë kambane, me përpari para e mbrapa, me grykëse e jelek me mëngë, i bërë në një mënyrë krejt të veçantë. Është i dëshmuar me zanafillë që nga periudha e bronxit e që trasheëgua ndër ilirë e më vonë ndër shqipëtarë.
2) Tip tjetër është veshja zadrimore me këmishë të gjatë, me koret me pështjellakë të zi e përparje të leshta me rrudha të dendura. E pasuruar me zbukurime metalike, me riza e përparje, mëngore me ngjyra. Janë të përmendura rizat, boçet, mbulesa koke e shami të ndryshme, ashtu si dhe çarçafë të bëra nga gratë zadrimore në vegjë, zakonisht në dy lisa a më shumë. Doemos me këtë veshje në elementë të veçangtë të saj, ndjehen elemente të tregut të qytetit. Ka zbukurime me natyrë tëpër intime, emocionale, gjithnjë është fjala për veshjen festive e për nusëri. Të bie në sy pështjellakët e sidomos përparjet me ngjyra tërheqëse. Në tregimin e zisë për vdekje, ka 8-9 lloje përparjesh me ngjyra të ndryshme të errëta, që ndryshojnë sipas afërsisë me të vdekurin, e sipas largësisë kohore nga dita e vdekjes së të afërmit të saj.
Veshja e burrit zadrimor janë brekushe të bardha, xhurdi e brez po mbajnë dhe kostum me tirqe si të Malësisë së Madhe a si të Mirditës.
3) Veshja Kallmetore, kryesisht në Kallmet, Mërqi e Rrabashtë, për gratë është më tepër e bardhë e me pështjellak poshtë që sillet para e mbrapa si një bohçe. Veshin dhe dollamë shallaku. Të tërheqin vemendjen mbulesa e kokës “pashmiti”, i lidhur në një mënyrë tepër të çuditëshme tërheqëse, po dhe kanurja në gjoks. Veshja e gruas zadrimore ka afri me atë të kallmetit veçse kjo e fundit është më e thjeshtë.
BESIME DHE PRAKTIKA ETNOGRAFIKE NË LEZHË
Tërheqëse janë për vizitorin disa rite në festa të motmotit, si ditët e kthimit të diellit për verë (22 – 23 dhjetor), Nata e Buzmit (24 dhjetor), Viti i Ri, dita e verës, shën Gjergji (6 maji), shën Gjini (24 qershor), po dhe në raste të tjera. Natën e Buzmit, venë në zjarr një trung e dy a tre shkopinj të përgatitur enkas për ritet e kësaj nate. Kur dy vetë në mbrëmje sjellin buzmin në vatër, tërë njerëzit e familjes ngrihen në këmbë e thonin: “po vjen buzmi bujas”, me gjethe e me barë, me edha e shqerra,” mbas dimrit vjen vera…”. Me kashtën rituale të bërë në mbrëmje nën tryezën e festës, shkonin në mesnatë e bënin lëmin në arë, një rreth me një iks në mes. Me kashtën rituale lidhnin dhe pemët me fruta. Të tëra këto bëheshin për mbarësi në njerëz, në bagëti, në ekonomi bujqësore.
Ditën e verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.
Ditën e Novruzit (dita e Zojës) – 22 mars, besohej se nga çdo lloj bime kopshti e are, bëheshin rite në vreshta sidomos në atë që quhet Anë e Malit në Lezhë ku kishte më shumë hardhi më së hershmi duke rrokullisur një bukë e një gogël djathë, një fëmijë të vogël, kjo për begati, mbarësi në prodhim.
Shën Gjergji ishte festë me shumë rite: gjelbërim, ndezje e zjarreve rituale në vende publike, mbledhje lulesh e thurrje kurorash nga fëmijë, lagia e njerëzve të shtëpisë me “ujë pa fole”, shilarthi i fëmijëve në pemë, rite në ara e ndër bagëti për mbarësi.
Në Zadrimë e në vise të tjera të Lezhës është shumë e njohur festa e shën Gjinit me ritet e saj tepër ngazëlluese. Ndizen zjarre ndër ara ku digjen tërë bykët e mbetur nga viti i kaluar. Bëhen shtëllunga me kashtë, lidhen me litarë a me fije kurpëri, u jepet zjarr e ashtu të ndezur i sjellin në ajër duke vrapuar, nëpër ara e duke shqiptuar disa vargje rituale për mbarësi në prodhim. Këto bëhen për mbarësi e për t’i dhënë forcë diellit si simbol i prodhimit të dëshiruar në të ardhmen.
Kur nuk binte shi në verë e thaheshin bimët e kopshteve e të arave, fëmijët, po me ndihmë të plakave bënin dordolecin. Mblidheshin bashkë degë të gjelbra e që quhej Dordoleci. E shëtisnin në fshat shtëpi më shtëpi e sipër dordolecit i hidhnin ujë duke shqiptuar këngët rituale ku kërkohej shi për arat. Kërkonin dhe dhurata në shtëpitë ku shkonin… si shpërblim për veprën që bënin.
TURIZMI DHE PERSPEKTIVA
Klima e përshtatshmne dhe shumë e butë bën që Lezha bën që Lezha gjatë tërë vitit të jetë vend dominant për pushime dhe turizëm. Numri i ditëve me diell në vite mbi 260 ditë, i orëve vjetore 2340, ose 6,5 orë në ditë. Kurse gjatë verës mbi 10 orë në ditë, duke dominuar zonën në Adriatik. Klima është tipike mesdhetare me verë të thatë e të nxehtë dhe dimër të butë. Nga deti fryn era e freskët duke freskuar ditët e gjata të verës me temperatura mbi 25 gradë. Të gjitha kushtet së bashku garantojnë një sezon për larje dhe marrje rreze dielli deri në 6 muaj nga muaji Maj deri në fund të Tetorit. Në lezhë vihet për diell, det, plazhe të rërës, bukuri të natyrës dhe për vendas mikpritës e të shoqërueshëm. Me fillimin e sezonit zona e bregdetit merr nje jetë të re, duke u dhjetëfishuar numri i banorëve. Pjesa më e madhe e këtyre vizitorëve vijnë nga Shkodra, Tirana, Laçi, Mirdita, Kukësi, kruja, Burreli, dibra dhe këto dy vitet e fundit edhe nga Kosova dhe Mqedonia. Bregdeti i lezhës frekuentohet nga pushuesit edhe si vend i qetë dhe i sigurt. Në gjithë vijën e bregdetit jhu do të gjeni një panoramë të pasur me pyje dhe me lagunat e veçanta shoqëruar me florën dhe faunën e pasur si dhe do të vëzhgoni traditat e kësaj zone në gjueti dhe në peshkim. E veçanta e këtij plazhi është rëra e pasur me jod dhe që është vlerësuar si rëra më kurative në bragdetin e Adriatikut. Rripi i gjerë i rërës së pastër është i kufizuar nga njëra anë me detin ndërsa nga ana tjetër me pyllin, ku kryesisht rriten pishat, por nuk mungojnë edhe lloje të tjera drurësh të kultivuar. Eko – sistemi përfshin 14 km vijë bregdetare orientuar në drejtim V – J, që fillon nga gryka e lumit Drin deri në grykën e lumit Mat. Një rrip i ngushtë me rërë me një bimësi ndan ujërat e cekëta bregdetare me lagunat e Vainit dhe të Cakes. Laguna Kune – Vain, ndodhet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, si pjesë e nënzonës veriore të zonës mesdhetare fushore buzë detit Adriatik. Kjo lagunë ka vlera të jashtëzakonshme eko – turistike, edhe për faktin se është e rrethuar nga një rrip bregdetar i mbjellë me pisha i cili në pjesë të veçanta ka një gjerësi mbi 200 metra për në brendësi të zonës, duke krijuar një llojshmëri të pasur me specie (frashër, vidh, shkurre dhe bimësi halore). Laguna Kune – vain e cila kryesisht në dy anët e grykëderdhjes së Drinit ka një sipërfaqe 2188 ha ku 1165 ha ujra dhe 215 ha pyje dhe 700 ha toka kënetore. Lezha ka potenciale të pakrahasueshme për turizmin dhe do të jetë një sektor i rendësishëm në jë periudhë afat mesme dhe afat gjatë kohe. Potencialet që ka, të shoqëruara me një infrastrukturë , legjislacion të plotë dhe imazhe për të rritur industrinë e turizmit në të ardhmen ia rrisin edhe më shumë vlerat kësaj zone si vend me resurse të rralla dhe shumë i përshtatshëm për pritjen e turistëve. Inkurajimi i turizmit dhe impaktet e tij në zhvillimin ekonomik dhe social, infrastruktura dhe zhvillimi i shpejtë janë të nevojshme për t’i paraprirë industrisë së turizmit, që konsiderohet akoma në fazat e para por në potenciale të mëdha..
Për t’i paraprirë industrisë së turizmit duhet në rradhë të parë të zhvillohet infrastruktura turistike. Ristrukturimi i rrugëve ekzistuese dhe bërja e rrugëve të reja, është me vlera për të ardhmen e turizmit në këtë zonë, i cili konsiderohet një aktivitet që po zhvillohet me shpejtësi.
Biznesi i turizmit është në stadin e vet të fillimit por shumë premtues në kuadrin edhe të një sensibilizimi të përgjithshëm, duke u konsideruar si një mundësi e re për rritjen ekonomike dhe mirëqënien e Lezhës.
Në Lezhë dhe në plazhet e Shëngjinit dhe të Kunes ju mund të qëndroni për pushime në hotele ose në zonat me shtëpi tradicionale për pushime me kopshte të bukura përpara. Në qytet janë vendosur rreth 5 hotele dhe në Shëngjin, Kune e Vain janë vendosur rreth 10 hotele. Kuzhina që ofrohet është tradicionale dhe nuk dallon nga kuzhina shqiptare në tërësi me tendenca drejt asaj italiane. Kryesisht prodhime deti, shpend të egër dhe mish të zgarrës. Ju garantojmë se do të mbeteni të kënaqur dhe gjeni një shërbim të standarteve bashkëkohore.
Forma tradicionale të turzmit në lagunën e Kunë Vain për gjueti dhe peshkim po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, e cila në të ardhmen mund të zgjerohet me forma të tjera tradicionale. Në këtë zonë turistët dhe vendasit vijnë për të kaluar fundjavët ose gjatë një dite.
Po punohet nëpërmjet projekteve të ndryshme për të krijuar një infrastrukturë të rregullt turistike në këtë zonë për t’u shërbyer qoftë vizitorëve vendas qoftë atyre që vijnë për turizëm.
Me prishjen e Hotelit të Gjuetisë nga privatët janë krijuar kushte për akomodimin e personave që vijnë për gjueti. Për këtë qëllim shumë afër vendit të gjuetisë janë 3 hotele me nivel të kënaqshëm kushtesh dhe shërbimesh dhe me një guzhinë tradicionale kryesisht shpend të egër dhe peshk.
Tradicionalisht nga Shoqata e Gjuetarëve merren persipër organizime ditësh gjuetie për të sensibilizuar zhvillimine këtij turizmi në të ardhmen. Rezervati i gjuetisë ka një sipërfaqe totale 2300 ha në Kune Vain, pa përfshirë Ishullin Kune me 200 ha, një bukuri e rrallë e natyrës.
GJUETIA TURISTIKE NË REZERVATE
Aplikohet dy ditë në javë me orare të reduktuar dhe në kohë sezoni gjuetie për vendas dhe të huaj e disiplinuar nga Ndërmarrja Pyjore me të njëjtën procedurë pranimi. Për anëtarët e Shoqatës së Gjuetisë tarifat janë preferenciale dhe aplikohen sipas llojit të shpendëve. Për të huajtë që nuk janë anëtarë të Shoqatës, aplikohet çmim hyrje, që është fiks dhe çmim për copë për çdo gjueti.
PESHKIMI
Aplikohet kryesisht në det, kryesisht për qëllime biznesi dhe në ujrat e brendshme në lagunën e Kenalles, Kunes, Merxhanit, Vainit dhe Cakes. Gjuetia në lagunë bëhet me liçensë dhe e inkuadruar në Shoqata.
Njëlloj tjetër peshkimi është edhe gjuetia me mjete sportive si grepa. Parangalla etj. Gjuetia dhe peshkimi në lagunat e Lezhës po frekuentohet nga shumë gjuetarë që vijnë kryesisht nga Tirana, Shkodra, Kruja dhe vetë banorët e zonave përreth.
Vitet e fundit Shoqata e Gjuetarëve të Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqata gjuetarësh të vende fqinje kryesisht italinë, të cilët po e frekuentojnë gjithnjë e më shpesh Lezhës, duke premtuar se në një të ardhme të afërt kjo formë e re e Turizmit do të marrë përmasa dhe do të konsiderohet si një mundëis tjetër potenciale për zhvillimin e kësaj zone me tradita në këtë fushë.
Lezha me punimet e saj të dorës tradicionale do të jenë një surprizë tjetër për ju. Këto punime janë kryesisht në artizanat, në dru, në gurë dhe në punimet prej balte kryesisht këto, të zonës së Zadrimës, por edhe të pjesës tjetër të kësaj zone. Ju mund t’i gjeni këto punime në dyqane të veçanta në shetitoren kryesore tëLezhës dhe Shëngjinit.
ITENERARET TURISTIKE
Udhëtimi për në qytet do të jetë disi ndryshe dhe një eksperiencë e kënaqëshme për ju. Ju mund të udhëtoni drejt Lezhës:
Me det
Nëpërmjet porteve kryesore të hyrjes si Durrës, Vlorë, Saranda dhe Shëngjini. Ka shërbime të rregullta me tragete nga Beri, brindisi, Trieste, Ankona dhe Durës (39 km nga Tirana).
Me avion
Nëpërmjet Aeroportit të Rinasit, i cili është i vetmi aeroport civbil në Shqipëri 25 km nga Tirana. Linja ajrore janë : Alitalia, Austriaku, Zvicerani, Malevi, Luftanca, Olimpiku, Ada, Albaniani, etj., lëvizja nga aeroporti mund të bëhet nga taksi.
Me transport inter urban ose lokal:
Me tren, autobuz, mikrobuz, taksi.
- Tiranë – Lezhë 60 km
- Lezhë – Shkodër 45 km
- Lezhë – Hani i Hotit 60 km
- Lezhë – Durrës 80 km
- Lezhë – Rinas 50 km
Distancat në orë me taksi sipas destinacionit__________________. Në Lezhë mund të vihet në rrugë moderne automobilistike. Si distancat e rrugëve dhe mënyrat e ardhjes nga Aeroporti, Tirana, Porti i Durrësit, Shëngjinit nga Hani i Hotit, Kasova etj.
Gjuhët që fliten janë veçanërisht italisht dhe anglisht, kurse gjermanishtja dhe frëngjishtja janë më pak të përdorura.