Njoftim për degjesë publike për hartimin e Planit të Mbarështimit të Ekonomisë Pyjore “Brinjat e Kreshtës”, Njesia Administrative Ungrej, Bashkia Lezhë
Bashkia Lezhë, mbështetur në ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin Nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, në VKM-në 686, datë 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”, në ligjin 57/2020 “Për Pyjet”, si dhe në Projekt Vendimin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë nr. prot, datë 30.10.2026, “Për miratimin e planit të mbarështimit të ekonomisë pyjore “Brinjat e Kreshtës”, Njesia Administrative Ungrej. Dëgjesa publike do të zhvillohet diten e premte, datë 27.11.2026, ora 11:00, në sallen e Bibliotekës “Gjergj Fishta” Lezhë. Gjatë dëgjesës publike do të bëhet prezantimi i dokumentacionit lidhur me hartimin e planit të mbarështimit të ekonomisë pyjore “Brinjat e Kreshtës”, Njesia Administrative Ungrej. Ju mirëpresim për të ndarë mendimet tuaja edhe në adresen e emailit info@lezha.gov.al.
Njoftimi
NjoftimProjekt vendim
Projekt vendimRelacion
RelacionPlani i Mbarështimit
Plan MbareshtimiSkedat




