“Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis për Rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Shqipëri”
Hekurudha Shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë do të zhvillojnë konsultimin me publikun në kuadër të “Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, Shqipëri” me datë 7 Dhjetor, ora 9.00 pranë ambienteve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Lezhë.
Ftohen të marrin pjesë gjithë aktorët e interesuar, veçanërisht:
- Kryetarët dhe punonjësit e njësive administrative Shënkoll, Zejmen, Shëngjin, Kallmet, Balldren dhe Blinisht;
- Kryepleqtë e fshatrave Pllanë, Markatomaj, Spiten, Tresh, Ishull-Lezhë, Ishull-Shëngjin, Mërqi, Rraboshtë, Kallmet, Gocaj, Piraj dhe Baqel;
- Punonjës dhe ekspertë për çështjet mjedisore, sociale, zhvillimin e territorit, ujësjellës kanalizime, mirëmbajtjen e rrjetit të ujitjes dhe kullimit etj;
- Banorë dhe biznese të vendbanimeve në afërsi të linjës hekurudhore;
- Përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në afërsi të linjës hekurudhore;
- Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë ose zbatojnë projekte në vendbanimet në afërsi të zonës së linjës hekurudhore, etj.