Njoftim për ndryshim të konsultimit publik
Në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, Ligjit Nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, Ligjit Nr.68/2017 “Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore”, Vendimit Nr.393 datë 18.07.2022 “Për miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës së Bashkisë Lezhë”, Vendimin Nr.27, datë 12.01.2026 “Për miratimin e Planit Vjetor 2026 të Kalendarit të Konsultimeve Publike për Bashkinë Lezhë”, shkreses Nr.21229/3 Prot. datë 22.12.2025, Urdhërit Nr.622, datë 03.08.2026 2026 “Për miratimin e kalendarit të konsultimeve publike për projekt-dokumentin e PBA-së 2027-2029 dhe buxhetit vjetor 2027 (faza e dytë)”, konsultimi publik i parashikuar për tu zhvilluar me datë 10.09.2026, ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dedë Ndue Lazri” do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e Qendres Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë.




