Njoftim për organizimin e dëgjeses publike për miratimin e listes së pjesshme të pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohet të transferohen në pronësi të Bashkisë Lezhë për pasuritë me Nr.25, 26, 34, 41, 72, 88,89/2, 160/1, 161, 163, 188, 191 ZK.2660 Fshati Mërqi, Njesia Administrative Kallmet.
Në vijim të procesit të konsultimit ftohen të marrin pjesë të gjithë grupet e interesit, banorë, kryetarë fshati etj., në dëgjesen publike që do të zhvillohet diten e marte me datë 13.08.2024, në oren 11.00 në sallen e bibliotekes “Gjergj Fishta” Lezhë gjatë së cilës do të bëhet prezantimi i avantazheve dheshfrytëzimi i këtyre pronave në të mirë të komunitetit ku një ndër nevojat urgjente është gjetja e hapësirave për shërbimet funerale të qytetit Lezhë.