Njoftim për organizimin e dëgjeses publike për miratimin e Planit Vendor të Emergjencave Civile, Bashkia Lezhë
Në vijim të hartimit të Planit Vendor të Emergjencave Civile, Bashkia Lezhë organizon diten e premte datë 27.12.2024, ora 10:00 pranë ambienteve të bibliotekës “Gjergj Fishta” Lezhë konsultimin publik për hartimin e këtij dokumenti. Ftohen të marrin pjesë të gjithë të interesuarit, qytetarë, OJF, biznese etj. si dhe ju informojmë se rekomandimet mund t’i dërgoni në adresen e emailit të koordinatorit për njoftimin dhe konsultimin publik në Bashkinë Lezhë gjystina.nikulaj@lezha.gov.al si dhe në adresen e sekretares së Këshillit të Bashkisë Lezhë florida.cunaj@lezha.gov.al deri me datë 27.12.2024.
Ju mirëpresim!