Për një ndryshim të njoftimit me nr. protokolli 17194, dt. 15.11.2023
Në njoftimin me numër 17194 protokolli, datë 15.11.2023 “Për Organizimin e Dëgjesës Publike në Lidhje me Dhënien në Përdorim të Sipërfaqes Pyjore në Njësitë Adminstrative Kolsh dhe Zejmen” ka patur një lapsus lidhur me ditën dhe datën e këtij takimi.
Takimi për dëgjesën publike do të bëhet ditën e Mërkurë, datë 06.12.2023, ora 10:00, në ambjentet e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve.