Performanca e buxhetit të vitit 2018, ishte në qendër të një takimi të zhvilluar në Lezhë me faktorë dhe aktorë lokalë ku përballë tyre ishin qytetarë ku u bë një Raport i Buxhetit miqësor dhe i lexueshëm. Në takim u bë një përmbledhje mbi situatën financiare, të ardhurat, shpenzimet sipas programeve si dhe rezultatet kryesore të ekzekutimit të buxhetit për vitin 2018. Përgjegjësi për Buxhetin në Drejtorinë e Financave në Bashkinë e Lezhës, Xhemal Haxhia, bëri një prezantim mbi investimet ku ishte e domosdoshme që në buxhetin e vitit 2018 të investohet në sektorë ku kishte më shumë nevojë.
Nga ana tjetër, Drejtori i Integrimit për Europën dhe Programeve të Zhvillimit, Petrit Marku, tha se Bashkia Lezhë bën për herë të parë përballë qytetarëve përformancën e buxhetit.
Në buxhetin e vitit 2018 janë realizuar një sërë investimesh të rëndësishme si, ndërtimi i Ujësjellësave në Fishtë, Troshan si dhe në Kallmet me bashkëfinancim, ndërtimin e kopështit Besëlidhja, rikonstruksionin e Shkollave të Mesme Zejmen dhe Balldre, etj.





