Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj, ka paraqitur zyrtarisht pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë kërkesën e përsëritur dhe projektin përfundimtar për rikonstruksionin e rrugës së Torovicës deri tek argjinatura si dhe për përmirësimin e infrastrukturës së fshatit Torovicë në qendër.
Së shpejti do të nisin proçedurat për tenderim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për zbatimin e këtij projekti, i cili, bashkë me rrugën e Shëngjinit janë dy projektet infrastrukturore më të rëndësishme të paraqitura dhe kërkuara si prioritete të domosdoshme nga Bashkia Lezhë.
Ne besojmë se Qeveria i është pergjigjur pozitivisht tashmë kërkesës së Bashkisë në emër të 5000 banorëve të Torovicës, Malecajve, Shkëmbit të Kuq e Kolajakajve, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë zonë.
Related items
Njoftim me “Shpallje publike të listes së personave perfitues të pronës së tyre”
Njoftim me “Shpallje publike të listes së personave perfitues të pronës së tyre” (5) Bashk