Thirrje për shprehje interesi (Bashkia Lezhë) – Projekti: Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore
EuroPartners Development, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, në kuadër të projektit “Për Barazi dhe Transparencë në Ndërhyrjet e Infrastrukturës Shkollore”, financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNICEF, kërkon të kontraktojë shoqëri të liçencuara në fushën e studim-projektimi për të hartuar projektin e plotë për:
– Rikonstruksioni i shkollës “Gjergj Fishta“;
– Rikonstruksioni i shkollës ”Marash Gjoni”;
– Rikonstruksioni i shkollës “Dodë Gegë Jaku”;
– Rikonstruksioni i shkollës “Shtjefën Gjeçovi”.
Të gjithë palët e interesuara mund të informohen në detaje mbi këtë Kërkesë për Shprehje Interesi, afatet e parashikuara si edhe kriteret e pjesëmarrjes e vlerësimit, duke klikuar në linkun më poshtë: