Kalaja e Lezhës, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore mikëpriti fëmijë e të rritur për të kaluar disa orë në natyrë mes tingujve të muzikës dhe lojërave zbavitëse. Në këtë aktivitet të organizuar nga Bashkia Lezhë dhe Sektori i Trashëgimisë Kulturore, ishte i pranishëm kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, Zv/kryetarja znj.Oriana Moriseni dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Eduard Ndreca. Këtyre aktiviteteve në kala iu bashkëngjiten qytetarë, nxënës shkollash, artizanë të zonës ku ekspozuan punimet e tyre tradicionale, si dhe këngëtare, vallëtarë e instrumentistë që përformuan numra të zgjedhur artistik.
Rr.Lelçaj





