Në vazhdimin e punimeve që po kryen Bashkia Lezhë në shumë sektorë shërbimesh, në trotuaret dhe kryqëzimet kryesore të qytetit po vendosen kangjella estetike dhe të sigurta që lehtësojnë qarkullimin e qytetetarëve në rrugë. Aktualisht punët në shërbim të komunitetit nuk njohin orar. Montimi i kangjellave është kryer në orët e natës kur trafiku dhe levizja e qytetarëve është më e rralluar. Siç shprehet kreu i Bashkisë Lezhë z.Pjerin Ndreu, “Gur gur bëhet kalaja” dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike po vendos gurët e parë, ç’ka do të thotë se kemi shumë punë për të bërë në ditët, javët dhe muajt që vijnë. Vetë qytetarët shprehen të kënaqur me punët që po kryhen dhe janë besimplotë se akoma më shumë punë e shërbime do kryhen në ditët që vijnë.
Rr.Lelçaj, Lezhë, 02.09.201