Pastrimi i rrugëve rurale nga ferrat dhe shkurret është fronti i punës së radhës të shërbimeve të Bashkisë Lezhë. Për të pasur rrugë lehtësisht të kalueshme e mjedise sa më të pastra, ky proçes vijon në të gjitha fshatrat e njësive administrative. Ndërkohë, grupet e punës tashmë do hyjnë në çdo zonë për të riparuar rrugët nga gropat dhe për të bërë sistemimin e tyre. Kjo qasje e re e punëve ka mundësuar përmirësimin e shërbimeve të Bashkisë Lezhë jo vetëm në qytete por në të gjithë fshatrat e Njësive Administrative.
Rr.Lelçaj






