Pastrimi i lumit Drin në dy anët e tij, në gjithë gjatësinë e shetitores, është njëri prej fronteve të shumta të punës që ka hapur Bashkia Lezhë në drejtim të pastrimit të mjedisit, përmirësimit të rrjetit infrastrukturor dhe lirimin e hapësirave publike. Pastrimi i Drinit nga barërat dhe kallamishtat që kanë zaptuar dy anët e tij, është një operacion pune që paraqet vështirësi për vetë faktin se duhet ndërhyrë nga brenda lumit. Për këtë, eskavatorët e vegjël të bashkisë janë vendosur në një mbajtëse prej druri që leviz në uje, në dy brigjet e Drinit, duke hequr bimësinë e shumtë që ka bllokuar pamjen e shëtitores. Kështu, gradualisht shëtitorja duke marrë një pamje krejt tjetër, po u rikthehet qytetarëve të Lezhës.
Rrok Lelçaj, Lezhë, 01.09.2019