Bashkë në angazhim, të bashkuar kundër dhunës!
Në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në Bashkinë Lezhë u zhvillua nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR), me të gjitha institucionet dhe personat përgjegjës, e rishikuar sipas VKM-së Nr. 869/2026.
Kjo marrëveshje shënon një angazhim të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, koordinimin e shërbimeve dhe garantimin e një mbrojtjeje sa më efektive për gratë, vajzat dhe çdo person që përjeton dhunë.
Sepse parandalimi i dhunës, mbrojtja e viktimave dhe garantimi i të drejtave të tyre kërkojnë përgjegjësi, bashkëpunim dhe angazhim të vazhdueshëm nga të gjithë ne.
Vetëm përmes një mekanizmi të fortë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm mund të ndërtojmë një komunitet më të sigurt, ku dhuna nuk ka vend!



Falenderojmë Strehëzën “Edlira Haxhiymeri”, Tiranë, për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Previous
Next
Post Views: 13







