Zyra e Turizmit në Bashkinë e Lezhës bëri të mundur që pas përpjekjeve të vazhdueshme të mundësojë në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Punësimit kursin për udhërrëfyes turistik rajonal. Një mangësi e Lezhës Turistike që do të marrë zgjidhje duke nisur nga pranvera e ardhshme (kurse 3 mujore).
Kjo arritje e prezantuar në “Ditën Botërore të Turizmit” nga Zv/Kryetarja e Bashkisë Lezhë znj. Oliana Moriseni dhe Drejtori i Arsimit, Turizmit, Kulturës e Sportit z. Ardian Laçi në një aktivitet që u zhvillua tek Memoriali i “Gjergj Kastriotit” dhe ku morën pjesë kursantët e regjistruar, nxënës të shkollës profesionale “Kolin Gjoka” dhe të Gjimnazit “Hydajet Lezha”.
Në këtë aktivitet të organizuar nga Zyra e Turizmit në Bashkinë e Lezhës, fokusi ishte tek “Turizmi dhe Punësimi – Për një të ardhme më të mirë” si pjesë e temës së përcaktuar për këtë vit nga “Organizata Botërore e Turizmit.
Rr. Lelçaj, Lezhë, 29.09.2019