



















Kryetari i Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, mori pjesë në Samitin B40 2026, i zhvilluar në Zagreb, një platformë e rëndësishme rajonale që bashkon qytetet e Ballkanit në funksion të bashkëpunimit ndërqytetas, zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit urban.
Gjatë samitit, u diskutua gjerësisht mbi rolin kyç të qyteteve si motorë të zhvillimit ekonomik, shtylla të demokracisë lokale dhe aktorë të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal. Fokus i veçantë iu kushtua tranzicionit të gjelbër, politikave urbane inovative dhe shkëmbimit të praktikave të mira mes qyteteve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë në këtë samit konfirmon angazhimin e Bashkisë Lezhë për të qenë aktive në nisma rajonale dhe ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete strategjike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Lezhës.
Bashkia Lezhë mbetet e përkushtuar për të sjellë vizione bashkëkohore dhe modele bashkëpunimi që i shërbejnë komunitetit lokal dhe të ardhmes së qytetit.
Sot, Bashkia Lezhë zhvilloi me sukses aktivitetin “Living Lab 2”, me temën: “EU Alignment: Follow EU guidelines on sustainable mobility, accessibility, and digitalization to ensure inclusive and eco-friendly suburban transport.”
🔹 Në fokus ishin përfaqësuesit nga Njësitë Administrative të Lezhës, si përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti që synon ndërtimin e politikave të qarta për lëvizshmërinë rurale, lidhshmërinë dhe transportin multimodal.
📍 Këto udhëzime do t’u paraqiten politikëbërësve, autoriteteve lokale dhe aktorëve kyç në zonat pilote – përfshirë Bashkinë Lezhë.
🌱 Projekti SMART LAND financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, me misionin për të ndërtuar një të ardhme me transport publik më të gjelbër, të aksesueshëm dhe efikas në zonat rurale dhe periferike.
#SMARTLAND #BashkiaLezhë #LivingLab2 #MobilityForAll #GreenTransport #EUfunded #InterregIPA #SustainableMobility #Digitalization #Lezha2030
📅 Më 24 Korrik 2025, ora 10:00 në ambientet e Raffaelo Resort, Bashkia Lezhë së bashku me partnerët e projektit SMART LAND, mirëpret takimin Living Lab 2, me fokus në lëvizshmërinë e qëndrueshme në zonat rurale dhe periferike.
🚍 Tema: “Përshtatja me udhëzimet e BE-së për mobilitet të qëndrueshëm, aksesueshmëri dhe dixhitalizim – për një transport suburban gjithëpërfshirës dhe miqësor me mjedisin.”
🌍 SMART LAND është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Interreg IPA South Adriatic 2021–2027, që synon të forcojë transportin publik në zonat rurale të Adriatikut Jugor.
📣 Ftojmë qytetarë, institucione dhe aktorë lokalë të bëhen pjesë e këtij diskutimi të rëndësishëm për të ardhmen e lëvizshmërisë së qëndrueshme në Lezhë dhe më gjerë!
🔗 Më shumë info: smartland.southadriatic.eu
#projektetstrategjike
#SmartLand #MobilityMatters #EUProjects #TransportiIPërbashkët #Lezha2030 #LivingLab2 #GreenFuture
