“U nënshkrua sot, në prezencën e Kryetarit të Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu , marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve lokalë për integrimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me aftësi të kufizuara. Kjo marrëveshje synon promovimin e mundësive të barabarta, në mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar. Palë e kësaj marrëveshjeje ishin Drejtoria e Shërbimit dhe Kujdesit Social pranë Bashkisë Lezhë, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Lezhë, Drejtoria Rajonale e Punësimit Lezhë, Zyra Vendore Arsimit Lezhë, Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhë si dhe Shoqata “Ndihmoni Jetën”, ku kjo e fundit ishte edhe organizatorja e kësaj marrëveshje.
Bashkia Lezhë ka prioritet ofrimin dhe aksesin e shërbimeve të ndryshme sociale,veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuar.”
FOTO GALERI: