Njoftim për organizimin e dëgjesës publike në lidhje me projekt-vendimin “Për disa ndryshime në VKB nr 104, datë 26.11.2026 “Për miratimin e nivelit të taksave, tarifave të shërbimeve publike dhe atо
Njoftim për organizimin e dëgjesës publike
“PER ORGANIZIMIN E DEGJESES PUBLIKE PER DISA NDRYSHIME NE VKB-në NR. 104, DATE 26.11.20 5 “PER MIRATIMIN E NIVELIT TE TAKSAVE, TARIFAVE TE SHERBIMEVE PUBLIKE DHE ATO ADMINSTRATIVE, LEHTESIRAVE FISKALE
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 30.04.2026
NJOFTIM – Per thirrjen e mbledhjes se radhes te Keshillit Bashkiak Lezhe, dt. 30.04.2026 Projekt-Vendimet:
Dita Botërore të Librit, Prill 2026
Dita Botërore të Librit, Prill 2026
“Në Ditën Botërore të Librit, Lezha mirëpriti tre emra të rëndësishëm të letrave shqipe: shkrimtarin dhe politikanin Namik Dokle, poetin nga Prishtina Lulzim Tafa, Laureat i çmimit “At Gjergj Fishta 2025”, si dhe përkthyesen Milena Selimi, gjithashtu laureate e këtij çmimi në zhanrin e përkthimit.
Gjatë aktivitetit, intelektualë dhe krijues nga Lezha bashkëbiseduan me të ftuarit, duke ndarë pyetje, përshtypje dhe ide mbi krijimtarinë e tyre letrare, si dhe vlerësime për rrugëtimin dhe misionin që ata përfaqësojnë.
Lezha po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një kryeqendër mbarëkombëtare të librit. Kjo falë jo vetëm aktiviteteve dinjitoze si ky i sotmi, por edhe dy çmimeve prestigjioze “At Zef Pllumi” dhe “At Gjergj Fishta”, që e kthejnë qytetin në një vatër ku libri dhe misioni i tij mbeten një vokacion i gjallë.”
– Pjerin Ndreu, Facebook
Bashkia Lezhë nderohet me çmimin ndërkombëtar “Green Champions 2026”
Bashkia Lezhë nderohet me çmimin ndërkombëtar “Green Champions 2026”
Krenarë për atë që po arrijmë!
Në një ceremoni të bukur në Sibiu, Rumani, u nderuam me çmimin ndërkombëtar “Green Champions 2026”.
Ky është një vlerësim për punën e vazhdueshme, përkushtimin e çdo anëtari të stafit , nga drejtuesit te punonjësi më i thjeshtë – përgjegjshmërinë dhe ambicien për të ecur gjithmonë përpara.
Lezha po afirmohet gjithnjë e më shumë si një faktor i rëndësishëm edhe në tryezat ndërkombëtare!
Faleminderit rrjetit të Autoriteteve Vendore të Evropës Juglindore, NALAS për përzgjedhjen!
– Pjerin Ndreu, Facebook
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE 1. Shpallje, për vende të lira pune.
Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Spoletos
Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Spoletos
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Lezhë delegacionin italian nga Komuna e Spoletos, në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së Binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Spoletos. 🇦🇱🇮🇹
Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Andrea Sisti, finalizuam këtë iniciativë të rëndësishme, e cila hap një kapitull të ri bashkëpunimi dhe forcon marrëdhëniet ndërmjet dy qyteteve tona, veçanërisht në fushën e turizmit, kulturës dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen 🇦🇱 🇮🇹”
– Pjerin Ndreu, Facebook
Vizitë e ambasadorit të Republikës së Polonisë, z. Vojciech Unolt
Vizitë e ambasadorit të Republikës së Polonisë, z. Vojciech Unolt
“Gjatë një takimi zyrtar me partnerët ndërkombëtarë polak, u zhvillua një vizitë e delegacionit të Republikës së Polonisë, i kryesuar nga Ambasadori, z. Vojciech Unolt, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shërbimit zjarrfikës polak, ndër ta edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Lt. Col. Tomasz Czyż.
Bashkëpunimi me Qeverinë e Polonisë dhe UNDP ka sjellë rezultate konkrete për shërbimin zjarrfikës në vend dhe në Lezhë.
Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e deritanishme që ka rritur kapacitetet dhe përmirësuar reagimin ndaj emergjencave, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të MZSH-së, z. Arben Cara.
Mirënjohje për partnerët dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë iniciativë.”
– Pjerin Ndreu, Facebook
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
“Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, nënshkruam sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, një hap i rëndësishëm drejt riaftësimit dhe riintegrimit të personave të dënuar në komunitet.
Ky bashkëpunim është më shumë se një marrëveshje institucionale është një angazhim i përbashkët për t’u dhënë një mundësi të dytë atyre që synojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Fuqizimi dhe përfshirja e tyre në shoqëri kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.”
– Pjerin Ndreu, Facebook
Çmimi letrar “At Zef Pllumi”, 2026
Çmimi letrar “At Zef Pllumi”, 2026
“Lezha mirëpriti edhe këtë vit edicionin e çmimit kombëtar në letërsi “At Zef Pllumi”, një ngjarje që i jep zë dhe vlerë krijimtarisë më të mirë letrare shqiptare.
Ky aktivitet, i frymëzuar nga figura dhe trashëgimia e At Zef Pllumi, është një dëshmi se kultura dhe letërsia mbeten shtylla të rëndësishme të identitetit tonë.
Urime shkrimtarit Zija Çela për çmimin e fituar me veprën “Koka mbi katror”, një vlerësim i merituar për kontributin e tij në letërsinë shqipe.
Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë konkurs edhe në vitet në vijim, si një nxitje për autorët dhe si një mënyrë për të ruajtur e forcuar traditën tonë letrare.
Lezha, gjithmonë në shërbim të kulturës!”
– Pjerin Ndreu, Facebook


























































































