Çmimi letrar “At Zef Pllumi”, 2026
“Lezha mirëpriti edhe këtë vit edicionin e çmimit kombëtar në letërsi “At Zef Pllumi”, një ngjarje që i jep zë dhe vlerë krijimtarisë më të mirë letrare shqiptare.
Ky aktivitet, i frymëzuar nga figura dhe trashëgimia e At Zef Pllumi, është një dëshmi se kultura dhe letërsia mbeten shtylla të rëndësishme të identitetit tonë.
Urime shkrimtarit Zija Çela për çmimin e fituar me veprën “Koka mbi katror”, një vlerësim i merituar për kontributin e tij në letërsinë shqipe.
Do të vazhdojmë ta mbështesim këtë konkurs edhe në vitet në vijim, si një nxitje për autorët dhe si një mënyrë për të ruajtur e forcuar traditën tonë letrare.
Lezha, gjithmonë në shërbim të kulturës!”
– Pjerin Ndreu, Facebook















