Zhvillohet Parlamenti Rural
“Zhvilluam Parlamentin Rural me pjesëmarrje të zgjeruar të fermerëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian.
Folëm hapur për problemet dhe sfidat e bujqësisë, për mbështetjen që u duhet fermerëve, për investimet në infrastrukturë dhe për krijimin e më shumë mundësive zhvillimi në zonat rurale.
Bujqësia është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Lezhës dhe vetëm përmes bashkëpunimit konkret mund ta çojmë përpara këtë sektor jetik për komunitetin tonë.”
– Pjerin Ndreu, Facebook












