Nënshkruhet Marrëveshja e Binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Spoletos
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Lezhë delegacionin italian nga Komuna e Spoletos, në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjes së Binjakëzimit ndërmjet Bashkisë Lezhë dhe Komunës së Spoletos. 🇦🇱🇮🇹
Së bashku me Kryetarin e Komunës, z. Andrea Sisti, finalizuam këtë iniciativë të rëndësishme, e cila hap një kapitull të ri bashkëpunimi dhe forcon marrëdhëniet ndërmjet dy qyteteve tona, veçanërisht në fushën e turizmit, kulturës dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta në të ardhmen 🇦🇱 🇮🇹”
– Pjerin Ndreu, Facebook



















