8 PRILL , DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE
“Bashkia Lezhë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Romëve organizoi sot një aktivitet sensibilizues mbi rëndësinë e arimimit të fëmijëve dhe të rinjve të komunitetit Rom . Ky aktivitet pati një ndërthurje të mesazheve dhe numrave artistikë nga qendrat, organizatat , shoqatat dhe shkollat që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe të rinjtë e këtij komuniteti.
Bashkia Lezhë falënderon dhe është mirënjohës të gjithë këtyre organizmave që punojnë për të mirëarsimuar dhe edukuar fëmijët e komunitetit Rom dhe jo vetëm.
Falenderojmë qendrën komunitare “ Fuqizojmë komunitetin” për realizimin e dekorit dhe koktejlit, në zbukurimin më shumë të këtij aktiviteti.” – Bashkia Lezhë, Facebook