Vizitë e ambasadorit të Republikës së Polonisë, z. Vojciech Unolt
“Gjatë një takimi zyrtar me partnerët ndërkombëtarë polak, u zhvillua një vizitë e delegacionit të Republikës së Polonisë, i kryesuar nga Ambasadori, z. Vojciech Unolt, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shërbimit zjarrfikës polak, ndër ta edhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Lt. Col. Tomasz Czyż.
Bashkëpunimi me Qeverinë e Polonisë dhe UNDP ka sjellë rezultate konkrete për shërbimin zjarrfikës në vend dhe në Lezhë.
Gjatë takimit, u vlerësua mbështetja e deritanishme që ka rritur kapacitetet dhe përmirësuar reagimin ndaj emergjencave, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të MZSH-së, z. Arben Cara.
Mirënjohje për partnerët dhe të gjithë aktorët e përfshirë në këtë iniciativë.”
– Pjerin Ndreu, Facebook














