Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve
“Së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, nënshkruam sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Bashkisë Lezhë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, një hap i rëndësishëm drejt riaftësimit dhe riintegrimit të personave të dënuar në komunitet.
Ky bashkëpunim është më shumë se një marrëveshje institucionale është një angazhim i përbashkët për t’u dhënë një mundësi të dytë atyre që synojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Fuqizimi dhe përfshirja e tyre në shoqëri kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.”
– Pjerin Ndreu, Facebook








