Vajzat e Lezhës — Kampione të Shqipërisë U-16
Vajzat lezhjane, kampione të Shqipërisë në kategorinë U-16 për femra, zbukuruan sot zyrën time me praninë e tyre dhe me trofeun e merituar!
Një ndjenjë krenarie jo vetëm për rezultatin e jashtëzakonshëm, por edhe për kontributin që këto vajza japin çdo ditë në energjizimin dhe promovimin e sportit në qytetin tonë.
Fitorja në shkallë kombëtare është “qershia mbi tortë”, një kurorë suksesi që ato ia dhurojnë me dinjitet qytetit të Lezhës.
Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për trajneret e përkushtuara, Gentjana Nicaj dhe Vjollca Qose, për punën, sakrificat dhe përkushtimin e tyre të palodhur në rrugëtimin drejt këtij suksesi. 👏👏👏
Urime kampioneve! 🙏
– Pjerin Ndreu, Facebook




