Java e Familjes — Momente të Ngrohta me Fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Ditor
Në kuadër të Javës së Familjes, sot, së bashku me fëmijët dhe të rinjtë e Qendrës së Zhvillimit Ditor, organizuam një aktivitet të veçantë, të mbushur me buzëqeshje dhe momente të ngrohta.
Gjatë këtij aktiviteti biseduam mbi rëndësinë e familjes në jetën e secilit prej nesh, duke ndarë mendime, emocione dhe mesazhe të bukura për dashurinë, kujdesin dhe mbështetjen që familja fal çdo ditë. Në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, kaluam kohë cilësore së bashku, duke forcuar ndjenjën e afërsisë dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin.
Një falënderim i veçantë shkon për Ara Shëngjin për mikpritjen e ngrohtë dhe atmosferën e këndshme që na ofruan, duke e bërë këtë aktivitet më të bukur dhe më të veçantë.

