Bashkia Lezhë, finaliste në “The Innovation in Politics Awards 2026”!
Një tjetër vlerësim ndërkombëtar për punën dhe përkushtimin në ofrimin e shërbimeve sociale gjithëpërfshirëse!
Drejtoria e Shërbimit Social e Bashkisë Lezhë prezantoi në konkursin ndërkombëtar “The Innovation in Politics Awards 2026”, të zhvilluar më 30 tetor në Portugali, projektin “Tungjatjeta Jetë – Një qendër komunitare për çdo familje” (Hello Life: A Community Centre for Every Family).
Projekti, i zbatuar pranë Qendrës Komunitare Multifunksionale të Bashkisë Lezhë, ofron shërbime të specializuara në qendër dhe në banesë për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke mbështetur njëkohësisht familjet e tyre dhe duke nxitur përfshirjen sociale.
Mes 300 aplikimeve nga 35 vende të ndryshme, projekti ynë u përzgjodh ndër finalistët e këtij konkursi prestigjioz, në kategorinë “Public Health & Ageing Society”.
Kjo arritje është një vlerësim për punën e përkushtuar të stafit, për modelin e shërbimit të ndërtuar dhe mbi të gjitha për rëndësinë e vendosjes së fëmijëve dhe familjeve në nevojë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale.
Një motivim më shumë për të vijuar me përkushtim drejt shërbimeve sociale më cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të aksesueshme për çdo familje!
Tungjatjeta Jetë – sepse çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta për një jetë më të mirë!












