Bashkia Lezhë dhe Komuna Otmuchów: Një bashkëpunim i cili vazhdon ndërvite
Tashmë është bërë traditë që Bashkia Lezhë nëpërmjet përfaqësuesve të saj merr pjesë në “Festën e Luleve” që Komuna Otmuchów në Poloni organizon çdo vit.
Pjesëmarrja në këtë festë vjen në kuadër të binjakëzimit që kanë këto dy bashki dhe marrëdhënjeve pozitive që kanë ditur të ruajnë e të mbajnë ndër vite.
Delegacioni i Bashkisë Lezhë këtë vit i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Z. Pjerin Ndreu u prit nga Kryetari i kësaj Komune Z. Damian Nowakowski në një takim miqësor dhe frytëdhënës.
Vizita e këtij viti ishte dhe si shenjë falenderimi për kryetarin e mëparshëm të kësaj komune Z. Jan Woźniak i cili në vitin 2020 në mënyrë simbolike ndihmoi Bashkinë Lezhë për të superuar disa nga pasojat e tërmetit të vitit 2019.